La Roche Posay Anthelios Invisible Fluid (SPF50+), 50ml
La Roche Posay Anthelios Invisible Fluid (SPF 50+) është një krem-fluid mbrojtës për fytyrën me teksturë të lehtë për përdorim të përditshëm.
Ai ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA/UVB dhe lë një përfundim të padukshëm në lëkurë, i cili është i qendrueshëm gjatë gjithë ditës.
Ky krem është i përshtatshëm për lëkurë normale dhe të kombinuar/mikse, por mund të përdoret gjithashtu edhe në lëkurë të ndjeshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- MEXORYL 400 –> Është një filtër dielli i avancuar që ofron mbrojtje ultra të gjatë ndaj rrezeve UVA deri në 400 nm. Ai mbron lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet më të dëmshme UV dhe ndihmon në parandalimin e plakjes së fotoinduktuar të lëkurës.
- NETLOCK TECHNOLOGY –> Teknologji që siguron që formula e fluidit të qëndrojë e padukshme dhe ultra e hollë mbi lëkurë, duke e bërë atë rezistente ndaj ujit, djersës dhe grimcave të rërës, pa krijuar një ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA/UVB (380–400 nm).
- Parandalon dëmtimet e lëkurës dhe plakjen e parakohëshme të shkaktuar nga dielli dhe rrezet UV.
- Formula ultra e lehtë dhe e padukshme me teksturë jo yndyrore dhe jo ngjitëse.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe zonën rreth syve.
- Kremi nuk ka aromë dhe kjo e bën lehtësisht të pranueshëm nga të gjithë.
- Rezisten ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
La Roche Posay Anthelios Invisible Fluid (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë të pastër, si hapin e fundit të rutinës suaj.
Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.
Tundeni mirë para përdorimit.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua/Water/Eau, Alcohol Denat., Triethyl Citrate, Diisopropyl Sebacate, Silica, Ethylhexyl Salicylate, Bis-ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Glycerin, Propanediol, C12-22 Alkyl Acrylate/hydroxyethylacrylate Copolymer, Methoxypropylamino Cyclohexenylidene Ethoxyethylcyanoacetate, Perlite, Tocopherol, Caprylic/capric Triglyceride, Acrylates/c10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Drometrizole Trisiloxane, Hydroxyethylcellulose, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Triethanolamine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate