DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios Oil Correct (SPF 50+), 50ml

Krem mbrojtës për fytyrën me SPF 50+, i formuluar veçanërisht për lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë akneike, i cili kontrollon prodhimin e tepërt të sebumit, mbron lëkurën nga plakja e parakohëshme e shkaktuar nga dielli, ndërkohë që korrigjon papërsosmëritë e dukshme të lëkurës.
In stock
SKU
LaRochePosay4
Special Price 2 590 Lekë Regular Price 3 700 Lekë
-30%

La Roche Posay Anthelios Oil Correct (SPF 50+) është një krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+ për lëkura të yndyrshme, me efekt matifikues deri në 12 orë.

Ai minimizon imperfeksionet dhe ndihmon në korrigjimin e poreve të dukshme, ndërsa ngjyra universale siguron një përfundim natyral dhe uniform që përshtatet me shumicën e tonaliteteve të lëkurës.

rbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acidi Salicilik-> Ndihmon në pastrimin e poreve dhe largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke parandaluar aknet dhe duke përmirësuar teksturën e lëkurës. 
  • Niacinamide (Vitamin B3)-> Qetëson lëkurën, zvogëlon hiperpigmentimin dhe përmirëson elasticitetin, duke ndihmuar në ruajtjen e një pamjeje uniforme dhe të shëndetshme. 
  • Zink–> Siguron mbrojtje fizike nga rrezet UVA dhe UVB, kontrollon yndyrën dhe ka efekt anti-inflamator, ideal për lëkurë të yndyrshme dhe të ndjeshme. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Siguron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA, UVB dhe IR. 
  2. Parandalon dëmtimin e lëkurës nga ndotja dhe stresi oksidativ. 
  3. Ndihmon në reduktimin e dukshëm të poreve dhe korrigjon papërsosmëritë. 
  4. Formula me ngjyrë uniformizon tonalitetin e lëkurës dhe siguron një pamje natyrale. 
  5. Teksturë jo yndyrore që lejon lëkurën të marrë frymë dhe kontrollon prodhimin e tepërt të sebumit. 
  6. Ideal për lëkurë të yndyrshme, të ndjeshme dhe me prirje për akne. 
  7. Ofron efekt matifikues deri në 12 orë. Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

La Roche Posay Anthelios Oil Correct (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë të pastër, si hapin e fundit të rutinës suaj.

Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.

Tundeni mirë para përdorimit.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pompë, 50 ml.

Përbërësit;  Aqua / Water / Eau, Silica, Isopropyl Palmitate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Dicaprylyl Ether, Niacinamide, Drometrizole Trisiloxane, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Diisopropyl Adipate, Triethanolamine, Glycerin, Zea Mays Starch / Corn Starch, Diisopropyl Sebacate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Pentylene Glycol, Tocopherol, Sodium Stearoyl Glutamate, Perlite, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Ci 15510 / Orange 4, Ci 16035 / Red 40, Inulin Lauryl Carbamate, Isopropyl Lauroyl Sarcosinate, P-Anisic Acid, Salicylic Acid, Silica Silylate, Sodium Polyacrylate, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Titanium Dioxide, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Tromethamine, Xanthan Gum, Zinc Pca, Parfum / Fragrance.

Back to Top