DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios Pigment Correct Light (SPF 50+), 50ml

Krem dielli për fytyrën me mbrojtje shumë të lartë SPF50+, i formuluar për të parandaluar dhe reduktuar njollat e pigmentimit, duke ofruar një teksturë të lehtë dhe të padukshme që mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB, ndërkohë që përmirëson dukshëm uniformitetin dhe shkëlqimin e saj.
In stock
SKU
LaRochePosay9
Special Price 2 590 Lekë Regular Price 3 700 Lekë
-30%

La Roche Posay Anthelios Pigment Correct Light (SPF50+) është një krem dielli korrigjues, i formuluar për përdorim të përditshëm në lëkurë me hiperpigmentim dhe tonalitet jo uniform.

Ai ofron një mbrojtje të lartë kundër rrezeve UVB, UVA dhe ndotjes.

Ky krem me ngjyrë jo vetëm që mbron lëkurën, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e dukshëm të njollave të errëta dhe parandalimin e hiperpigmentimit të mëtejshëm. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Niacinamide (Vitamin B3) –> Ndihmon në përmirësimin e tonalitetit të lëkurës dhe redukton hiperpigmentimin. Ka veti anti-inflamatore dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë atë më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. 
  • Procerad™ –> Një kompleks i avancuar që ndihmon në parandalimin dhe reduktimin e njollave të errëta të shkaktuara nga ekspozimi ndaj diellit. Mbron lëkurën nga dëmtimet e mëtejshme të pigmentit dhe mbështet uniformitetin e tonalitetit të lëkurës. 
  • Mineral Pigments –> Ofron mbulim të menjëhershëm për tonalitetin jo uniform të lëkurës dhe një efekt vizual të përmirësimit të kompleksionit. Këta pigmentë janë të padëmshëm për lëkurën dhe nuk bllokojnë pore. 
  • Anti-Oxidant Skincare –> Përbërësit antioksidues mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ, duke ndihmuar në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe dëmtimeve qelizore. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB me mbrojtje shumë të lartë SPF50+. 
  2. Ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe hiperpigmentimit. 
  3. Parandalon shfaqjen e njollave të reja dhe ruan uniformitetin e tonalitetit të lëkurës. 
  4. Ofron mbulim të menjëhershëm për një pamje më të njëtrajtshme dhe të ndritshme. 
  5. I përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe për të gjitha tonalitetet e lëkurës. 
  6. Tekstura e lehtë dhe e padukshme, nuk lë ndjesi yndyrore apo ngjitëse. 
  7. Mbron lëkurën nga stresorët e jashtëm, ndotja dhe efektet e radikaleve të lira. 
  8. Rezisten ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.

La Roche Posay Anthelios Pigment Correct Light (SPF50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë të pastër, si hapin e fundit të rutinës të kujdesit për fytyrën.

Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.

Tundeni mirë para përdorimit.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon me pompë, 50 ml.

Përbërësit;  Aqua/Water/Eau, Glycerin, Propanediol, Caprylic/capric Triglyceride, Ethylhexyl Salicylate, C12-15 Alkyl Benzoate, Alcohol Denat., Bis-ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Titanium Dioxide [nano]/Titanium Dioxide, Butyl Methoxydibenzoylmethane, CI 77891/Titanium Dioxide, Drometrizole Trisiloxane, Styrene/acrylates Copolymer, Dimethicone, CI 77492/Iron Oxides, Zea Mays Starch/Corn Starch, Propylene Glycol, Synthetic Wax, Diethylhexyl Butamido Triazone, Potassium Cetyl Phosphate, Niacinamide, Tocopherol, Aluminum Hydroxide, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Butyrospermum Parkii Butter/Shea Butter, Caprylyl Glycol, CI 77491/Iron Oxides, CI 77499/Iron Oxides, Citric Acid, Glyceryl Stearate, Hydroxypropyl Methylcellulose, Myristic Acid, 2-oleamido-1,3-octadecanediol, Palmitic Acid, Peg-100 Stearate, Peg-8 Laurate, Sodium Chloride, Sodium Dodecylbenzenesulfonate, Stearic Acid, Triethanolamine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate.

Back to Top