DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios UVair Serum Sunscreen (SPF 50+), 50ml

Serum mbrojtës nga dielli me SPF50+ dhe me teksturë të lehtë, i cili ofron mbrojtje efektive ndaj rrezeve UVA/UVB ndërsa furnizon lëkurën me përbërës që e ushqejnë dhe e mbrojnë atë.
In stock
SKU
LaRochePosay11
Special Price 2 560 Lekë Regular Price 3 200 Lekë
-20%

La Roche Posay Anthelios UVair Serum Sunscreen (SPF 50+) është një serum mbrojtës ndaj diellit jashtëzakonisht i lehtë dhe i padukshëm, i formuluar për të ofruar mbrojtje të lartë ditore kundër rrezeve UVA dhe UVB, duke parandaluar dëmtimin e lëkurës dhe plakjen e parakohshme.

Tekstura e tij e lehtë si ajri e bën përdorimin të rehatshëm, pa lënë ndjesi të yndyrshme ose shenja të bardha mbi lëkurë, duke u përshtatur me të gjitha tonalitetet e lëkurës.

Ky serum siguron hidratim të dukshëm deri në 48 orë dhe ndihmon në ruajtjen e një tonaliteti lëkure më të njëtrajtshëm dhe më të ndritshëm.

I fuqizuar nga teknologjia UVAIR, ky krem dielli siguron mbrojtje të vazhdueshme ditore dhe është i pasur me acid hialuronik, niacinamid dhe vitaminë E. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Niacinamide-> I njohur si vitamina B3, ndihmon në ndriçimin e dukshëm të tonalitetit të fytyrës. 
  • Acidi Hialuronik-> Një hidratues natyral që mbështet hidratimin afatgjatë të lëkurës. 
  • Vitamina E-> Një përbërës që mban hidratimin, duke ruajtur lëkurën të butë dhe të shëndetshme. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB me mbrojtje shumë të lartë SPF50+. 
  2. Teksturë serum i lehtë si ajri, i pasur me antioksidantë. 
  3. Përzihet në mënyrë të padukshme me të gjitha tonalitet e lëkurës, pa lënë shenja të bardha. 
  4. Siguron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë. 
  5. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e yndyrshme dhe atë të ndjeshme. 
  6. Formuluar kryesisht për ata persona që nuk preferojnë ndjesinë e kremrave te diellit mbi lëkurë.

La Roche Posay Anthelios UVair Serum Sunscreen (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë të pastër.

Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.

Tundeni mirë para përdorimit. 

Aplikohet çdo ditë si pjesë e rutinës tuaj të mëngjesit.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Flakon, 50 ml.

Përbërësit;  Aqua / Water / Eau, Alcohol Denat., Diisopropyl Sebacate, Dicaprylyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Isopropyl Myristate, Glycerin, Silica, Propylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Potassium Cetyl Phosphate, Copernicia Cerifera Cera / Carnauba Wax / Cire De Carnauba, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Chlorphenesin, Citric Acid, Glyceryl Stearate, Hydroxyacetophenone, Myristic Acid, Niacinamide, Palmitic Acid, Peg-100 Stearate, Pentylene Glycol, Perlite, Silica Silylate, Sodium Hyaluronate, Stearic Acid, Tocopherol, Triethanolamine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Xanthan Gum, Parfum.

Back to Top