La Roche Posay Anthelios UVair Serum Sunscreen Tinted Medium (SPF 50+), 50ml
La Roche Posay Anthelios UVair Serum Sunscreen Tinted Medium (SPF 50+) është një serum mbrojtës ndaj diellit jashtëzakonisht i lehtë dhe i padukshëm, i formuluar për të ofruar mbrojtje të lartë ditore kundër rrezeve UVA dhe UVB, duke parandaluar dëmtimin e lëkurës dhe plakjen e parakohshme.
Tekstura e tij e lehtë si ajri e bën përdorimin të rehatshëm, pa lënë ndjesi të yndyrshme ose shenja të bardha mbi lëkurë, duke u përshtatur me tonalitetet e çelëta-mesatare të lëkurës.
Ky serum siguron hidratim të dukshëm deri në 48 orë dhe ndihmon në ruajtjen e një tonaliteti lëkure më të njëtrajtshëm dhe më të ndritshëm.
I fuqizuar nga teknologjia UVAIR, ky krem dielli siguron mbrojtje të vazhdueshme ditore dhe është i pasur me acid hialuronik, niacinamid dhe vitaminë E. Këta përbërës punojnë në mënyrë sinergjike për të hidratuar dukshëm lëkurën dhe për të mbështetur funksionin e saj barrierë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Niacinamide-> I njohur si vitamina B3, ndihmon në ndriçimin e dukshëm të tonalitetit të fytyrës.
- Acidi Hialuronik-> Një hidratues natyral që mbështet hidratimin afatgjatë të lëkurës.
- Vitamina E-> Një përbërës që mban hidratimin, duke ruajtur lëkurën të butë dhe të shëndetshme.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB me mbrojtje shumë të lartë SPF50+.
- Teksturë serum i lehtë si ajri, i pasur me antioksidantë, të cilët ushqejnë dhe mbrojnë lëkurën.
- Përshtatet me tonalitetet e çelëta-mesatare të lëkurës dhe nuk lë shenja të bardha, ndjesi yndyrore apo ngjitëse në fytyrë.
- Siguron hidratim të menjëhershëm dhe afatgjatë.
- I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e yndyrshme dhe atë të ndjeshme.
- Formuluar kryesisht për ata persona që nuk preferojnë ndjesinë e kremrave te diellit mbi lëkurë.
La Roche Posay Anthelios UVair Serum Sunscreen Tinted Medium (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë të pastër.
Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.
Tundeni mirë para përdorimit.
Aplikohet çdo ditë si pjesë e rutinës tuaj të mëngjesit.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua / Water, Alcohol Denat., Diisopropyl Sebacate, Dicaprylyl Carbonate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Isopropyl Myristate, Glycerin, Ci 77891 / Titanium Dioxide, Silica, Propylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Potassium Cetyl Phosphate, Copernicia Cerifera Cera / Carnauba Wax, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Chlorphenesin, Ci 77491 / Iron Oxides, Ci 77492 / Iron Oxides, Ci 77499 / Iron Oxides, Citric Acid, Glyceryl Stearate, Hydroxyacetophenone, Myristic Acid, Niacinamide, Palmitic Acid, Peg-100 Stearate, Pentylene Glycol, Perlite, Silica Silylate, Sodium Hyaluronate, Stearic Acid, Tocopherol, Triethanolamine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Xanthan Gum, Parfum / Fragrance.