La Roche Posay Anthelios UVMune 400 Face & Body Hydrating Milk (SPF 50+), 150ml
La Roche Posay Anthelios UVMune 400 Face & Body Hydrating Milk (SPF 50+) është një krem dielli me performancë të lartë, i formuluar për të ofruar mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, përfshirë edhe rrezet ultra-të gjata UVA, falë filtrit inovativ Mexoryl 400.
Ky krem hidratuese ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e diellit, duke ruajtur rehati optimale të lëkurës.
Tekstura e tij e lehtë dhe hidratuese përthithet shpejt pa lënë shenja të bardha, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm në fytyrë dhe trup. Formula ofron mbrojtje diellore me spektër të gjerë, duke ndihmuar gjithashtu në ruajtjen e hidratimit të lëkurës.
Përbërës kryesorë të formilimit dhe vetitë e tyre janë:
- Mexoryl XL-> Filtrues UV i avancuar që siguron mbrojtje shumë të lartë me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke zvogëluar dëmtimet e thella të lëkurës nga dielli.
- Glicerinë (Glycerin)-> Ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë, duke e mbajtur të hidratuar, të butë dhe të rehatshme gjatë gjithë ditës.
- Gjalpë Shea (Shea Butter)-> Siguron hidratim të thellë dhe ushqyes për lëkurën, duke e zbutur dhe mbrojtur nga thatësia dhe ndikimet e jashtme.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Siguron mbrojtje SPF 50+ ndaj rrezeve UVA/UVB, duke mbrojtur gjithashtu lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga ndotja.
- Vepron si hidratues dhe krem dielli njëkohësisht, duke ofruar hidratim të qëndrueshëm.
- Pavarësisht vetive hidratuese, ka një teksturë të lehtë, jo yndyrore që përthithet shpejt pa lënë shenja të bardha.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
- Mund të përdoret nga fëmijë dhe të rritur.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
- E testuar nën kontroll oftalmologjik dhe formuluar për të mos irrituar sytë, duke e bërë të përshtatshme për aplikim rreth zonës së ndjeshme të syve.
La Roche Posay Anthelios UVMune 400 Face & Body Hydrating Milk (SPF 50+) është i përshtatshëm për të rritur dhe fëmijë mbi moshën 12 vjeç.
Ky mbrojtës përshtatet lehtësisht me të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni mbrojtësin në fytyrë dhe trup 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell.
Riaplikojeni shpesh dhe në mënyrë të bollshme çdo dy orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.
Mund të përdoret edhe në lëkurë të lagur.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm.
Përbërësit; Aqua / Water / Eau, Isopropyl Palmitate, Alcohol Denat., Butyl Methoxydibenzoylmethane, Ethylhexyl Triazone, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Glycerin, Propanediol, Dicaprylyl Ether, Triethanolamine, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Diisopropyl Adipate, Diisopropyl Sebacate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Oxidized Starch Acetate, Copernicia Cerifera Cera / Carnauba Wax / Cire De Carnauba, Methoxypropylamino Cyclohexenylidene Ethoxyethylcyanoacetate, Pentylene Glycol, C12-22 Alkyl Acrylate/Hydroxyethylacrylate Copolymer, Acrylates Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butyrospermum Parkii Butter / Shea Butter, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Drometrizole Trisiloxane, Hydroxyethylcellulose, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Tocopherol, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Xanthan Gum (F.I.L. N70032039/1).