La Roche Posay Anthelios UVMune 400 Hydrating Cream (SPF 50+) , 50ml
La Roche Posay Anthelios UVMune 400 Hydrating Cream (SPF 50+) është një krem dielli me mbrojtje të lartë, ideal për lëkurë të thatë, shumë të thatë dhe të ndjeshme.
Ai siguron mbrojtje efektive ndaj rrezeve diellore UVA dhe UVB, ndërkohë që hidraton dhe qetëson lëkurën, duke e lënë atë të butë, të mbrojtur dhe të rehatshëm për përdorim të përditshëm.
Tekstura e tij e lehtë dhe e padukshme siguron një ndjesi të freskët dhe nuk lë mbetje yndyrore apo ngjitëse, ndërkohë që ofron mbrojtje të qëndrueshme gjatë gjithë ditës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Netlock Technology-> Përmban polimere inteligjente që krijojnë një rrjet të fortë mbrojtës dhe garantojnë mbrojtje homogjene dhe ultra-rezistente. Gjithashtu i jep kësaj formule një teksturë të këndshme, jo yndyrore dhe jo ngjitëse.
- Mexoryl 400-> Një filter UV ekskluziv dhe i avancuar, mbron në mënyrë efektive kundër rrezeve UVA ultra të gjata, të cilat konsiderohen ndër më të rrezikshmet për lëkurën.
- Uvinul T 150, Mexoryl XL, Mexoryl SX, Tinosorb S, Uvinul A Plus, Avobenzone-> Janë filtra diellorë që punojnë së bashku për të mbrojtur lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB.
- Vitamina E-> Ka veti antioksiduese, duke mbrojtur kështu lëkurën nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ.
- Glicerina-> Ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe gjithashtu e mbron atë nga agresorët e jashtëm.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Mbron lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB me mbrojtje shumë të lartë SPF50+.
- Ka një teksturë të lehtë dhe të padukshme, jo yndyrore dhe jo ngjitëse.
- I përshtatshëm për lëkurë të thatë, shumë të thatë dhe të ndjeshme.
- Ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të thella qelizore dhe plakjes së parakohshme.
- Mbështet hidratimin e lëkurës dhe ruan butësinë e saj gjatë gjithë ditës.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
La Roche Posay Anthelios UVMune 400 Hydrating Cream (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.
Aplikojeni mbrojtësin 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell mbi fytyrë të pastër, si hapin e fundit të rutinës të kujdesit për fytyrën.
Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.
Tundeni mirë para përdorimit.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua/Water, Diisopropyl Sebacate, Glycerin, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Alcohol Denat, Propanediol, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, C12-22 Alkyl Acrylate/Hydroxyethylacrylate Copolymer, Drometrizole Trisiloxane, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Aluminium Starch Octenyl Succinate, Silica, Tocopherol, Isopropyl Lauroyl Sarcosinate, Acrylates, Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Disodium Edta, Scutellaria Baicalensis Extract/Scutellaria Baicalensis Root Extract, T-Butyl Alcohol, Terephthalylidene, Dicamphor Sulfonic Acid, Triethanolamine, Xanthan Gum.