La Roche Posay Anthelios UVMune Dermo-Pediatrics Fluid (SPF 50+), 50ml
La Roche Posay Anthelios UVMune Dermo-Pediatrics Fluid (SPF 50+) është një krem dielli ultra i lehtë, pa aromë, i formuluar për lëkurën delikate dhe të ndjeshme të fëmijëve, duke përfshirë edhe lëkurën me prirje atopike.
Ai ofron mbrojtje shumë të lartë dhe spektrale të gjerë kundër rrezeve UVA dhe UVB, duke garantuar mbrojtje efektive gjatë lojërave në natyrë, ditëve në plazh ose aktiviteteve të jashtme.
Formulimi i tij i padukshëm dhe rezistent ndaj ujit, djersës dhe rërës e bën aplikimin të lehtë dhe të rehatshëm, ndërsa tekstura fluide siguron një përfundim të butë dhe natyral. Ky krem dielli është i testuar dermatologjikisht dhe i përshtatshëm për lëkurën më të ndjeshme të fëmijëve, duke siguruar mbrojtje të vazhdueshme dhe rehati gjatë gjithë ditës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Mexoryl 400-> Ofron mbrojtje të spektrit të gjerë kundër UVA dhe UVB, duke parandaluar dëmtimin e lëkurës dhe plakjen e parakohshme.
- La Roche-Posay Thermal Spring Water -> Ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar, si edhe ofron efekte anti-inflamatore dhe mbështet shëndetin e përgjithshëm të barrierës së lëkurës.
- Vitamin E-> Antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe stresi oksidativ. Ndihmon në parandalimin e dëmtimeve të shkaktuara nga dielli dhe ruan shëndetin e lëkurës.
- Shea Butter-> Mbështet fortësimin e barrierës së lëkurës, e bën lëkurën të butë dhe të rehatshme, duke parandaluar tharjen.
Avantazhet e përdorimit janë:
- Ofron mbrojtje shumë të lartë SPF50+ ndaj rrezeve UVA/UVB.
- I përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme të foshnjave dhe fëmijëve.
- Ka një teksturë të lehtë e cila përthithet menjëherë dhe nuk lë shenja të bardha, ndjesi yndyrore apo ngjitëse në lëkurë.
- Formuluar për të minimizuar acarimin e syve.
- Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit.
La Roche Posay Anthelios UVMune Dermo-Pediatrics Fluid (SPF 50+) mund të përdoret si mbrojtës për fytyrën dhe trupin tek fëmijët.
Aplikojeni mbrojtësin tek fëmijët 30 minuta përpara ekspozimit në diell, në të gjitha zonat e ekspozuara.
Riaplikojeni shpesh mbrojtësin dhe në sasi të mjaftueshme për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas djersitjes.
Shmangni kontaktin me zonën e syve.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Përbërësit; Aqua/Water/Eau, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Alcohol Denat., Ethylhexyl Triazone, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Isopropyl Palmitate, Diisopropyl Adipate, Dicaprylyl Ether, Glycerin, Propanediol, Isopropyl Myristate, C12-15 Alkyl Benzoate, Diisopropyl Sebacate, C12-22 Alkyl Acrylate/Hydroxyethylacrylate Copolymer, Tocopherol, Methoxypropylamino Cyclohexenylidene Ethoxyethylcyanoacetate, Pentylene Glycol, Butyrospermum Parkii Butter/Shea Butter, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Drometrizole Trisiloxane, Hydroxyacetophenone, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Sodium Polyacrylate, Triethanolamine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate.