DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Anthelios UVSport Stick (SPF 50+), 10ml

Mbrojtës dielli në formë stick, i formuluar për të ofruar mbrojtje të lartë SPF50+ dhe për të qenë rezistent ndaj djersës, nxehtësisë dhe ujit duke e bërë ideal për aktivitetet sportive dhe ekspozimin intensiv në diell.
In stock
SKU
LaRochePosay14
Special Price 1 440 Lekë Regular Price 1 800 Lekë
-20%

La Roche Posay Anthelios UVSport Stick (SPF 50+) është një krem dielli në formë stick me mbrojtje shumë të lartë, i formuluar për t`u përdorur gjatë aktiviteteve sportive dhe aktiviteteve jashtë në natyrë, duke ofruar mbrojtje të besueshme ndaj rrezeve UVA dhe UVB.

Formati kompakt lejon aplikim të shpejtë dhe të përqendruar mbi zonat më të ndjeshme dhe të ekspozuara si hunda, veshët, konturet e buzëve, plagët dhe tatuazhet.

Formula e tij është jashtëzakonisht rezistente ndaj ujit, djersës dhe fërkimit, duke e bërë ideale për aktivitet fizik intensiv dhe ekspozim të gjatë në diell.

E pasur me përbërës ushqyes që mbajnë lëkurën të hidratuar dhe të rehatshme, kjo formulë krijon një mburojë mbrojtëse të padukshme që nuk lë shenja të bardha dhe nuk irriton sytë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Mexoryl 400 –> Filtri i avancuar UV që siguron mbrojtje efektive ndaj rrezeve më penetrative UVA, duke parandaluar dëmtimin e lëkurës.
  • Shea Butter (Vaj Shea) –> Ushqen dhe mbron barrierën natyrale të lëkurës, duke e mbajtur të hidratuar dhe të butë. 
  • Cocoa Butter (Vaj Kakao) –> Kontribuon në mbrojtjen dhe butësimin e lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e thatësisë gjatë aktivitetit fizik dhe ekspozimit në diell.
  • Airlicium™-> Përthith yndyrën dhe lagështinë e tepërt në sipërfaqen e lëkurës, duke e bërë atë të duket më mat dhe të freskët. 

Avantazhet e përdorimit janë:

  1. Siguron mbrojtje shumë të lartë SPF 50+ për fytyrën dhe zonat e ekspozuara gjatë aktivitetit fizik. 
  2. Rezistent ndaj ujit, djersës dhe fërkimit, duke mbajtur mbrojtjen gjatë sporteve dhe aktiviteteve jashtë. 
  3. Aplikim i shpejtë dhe ideal për zonat e ndjeshme si hunda, veshët, konturet e buzëve, tatuazhet dhe plagët.
  4. Tekstura e padukshme dhe jo e yndyrshme, nuk lë shenja të bardha dhe nuk rrjedh. 
  5. Lëkura mbetet e butë dhe e hidratuar, edhe gjatë ekspozimit të gjatë në diell.
  6. Mbron barrierën natyrale të lëkurës, duke parandaluar ndjesinë e thatësisë dhe irritimit. 
  7. Kompakt dhe i lehtë për ta mbajtur me vete, për rifreskim të shpejtë gjatë ditës. 
  8. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

La Roche Posay Anthelios UVSport Stick (SPF 50+) është i përshtatshëm vetëm për të rritur.

Aplikoni në sasi të mjaftueshme dhe në mënyrë të barabartë përpara çdo ekspozimi në diell në fytyrë, buzë dhe zona të ndjeshme: nishane, plagë, tatuazhe.

Riaplikojeni shpesh në mënyrë të bollshme dhe të njëtrajtshme çdo 2 orë për të ruajtur mbrojtjen, veçanërisht pas notit, djersitjes ose fshirjes me peshqir.

Mund të përdoret edhe në pjesën e pasme të duarve për të shmangur shfaqjen e njollave të errëta.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Stick, 10 ml.

Përbërësit;  Ricinus Communis Seed Oil / Castor Seed Oil, Isopropyl Palmitate, Polyethylene, Isohexadecane, Behenyl Behenate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Theobroma Cacao Seed Butter / Cocoa Seed Butter, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Butyrospermum Parkii Butter / Shea Butter, Paraffin, Cera Microcristallina / Microcrystalline Wax, Methoxypropylamino Cyclohexenylidene Ethoxyethylcyanoacetate, Silica Silylate, Drometrizole Trisiloxane, Citric Acid, Glycine Soja Oil / Soybean Oil, Synthetic Wax, Tocopherol.

Back to Top