La Roche Posay Cicaplast Baume B5+, 100ml
La Roche Posay Cicaplast Baume B5+ është një balsam me veprim qetësues dhe rigjenerues, i formuluar për kujdesin e lëkurës së thatë, të ndjeshme dhe të irrituar, i cili ndihmon në qetësimin, ushqyerjen dhe mbrojtjen e saj. Formula e tij kombinon 5% Panthenol (Vitaminë B5), Madecassoside dhe kompleksin prebiotik Tribioma, së bashku me Ujin Termal të La Roche Posay, për t’i dhënë lëkurës kujdes dhe komfort të përditshëm. Tekstura e pasur, por jo e yndyrshme përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi ngjitëse ose të yndryshme në lëkurë.
I përshtatshëm për fytyrën dhe trupin, Cicaplast Baume B5+ mund të përdoret në zona të thata, të ashpra, të çara ose të irrituara, përfshirë edhe zona të veçuara të lëkurës mikse që kanë nevojë për më shumë hidratim dhe mbrojtje. Formula është e përshtatshme për të gjithë familjen, përfshirë edhe foshnjat.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Tribioma–> Kompleks prebiotik që ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të mikrobiomës së lëkurës dhe favorizon procesin e rikuperimit të barrierës së saj.
- Pantenol 5% (Vitaminë B5)–> Ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe në rikthimin e funksionit mbrojtës të barrierës së lëkurës.
- Madecassoside –> Përbërës me origjinë nga Centella asiatica që ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe në procesin natyral të rikuperimit të epidermës.
- Dimethicone –> Formon një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës që ndihmon në reduktimin e humbjes së ujit dhe në mbrojtjen e lëkurës së thatë e të çarë.
- Uji Termal i La Roche Posay–> Ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe në reduktimin e ndjesisë së parehatisë.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në qetësimin e lëkurës së thatë, të irrituar dhe të ndjeshme.
- Kontribuon në rikthimin dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe redukton ndjesinë e thatësisë dhe parehatisë.
- Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm.
- Formula pa aromë dhe me tolerancë të lartë është e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.
- Mund të përdoret nga e gjithë familja, përfshirë foshnjat.
La Roche Posay Cicaplast Baume B5+ është i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të irrituar dhe të dëmtuar.
Aplikojeni balsamin dy herë në ditë në lëkurën e pastër dhe të thatë, të fytyrës, trupit dhe buzëve. Mund të aplikohet gjatë gjithë ditës sipas nevojës.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua, Water, Hydrogenated Polyisobutene, Dimethicone, Glycerin, Butyrospermum Parkii Butter / Shea Butter, Panthenol, Propanediol, Butylene Glycol, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Trihydroxystearin, Zinc Gluconate, Madecassoside, Manganese Gluconate, Silica, Aluminum Hydroxide, Magnesium Sulfate, Disodium Edta, Copper Gluconate, Capryloyl Glycine, Citric Acid, Acetylated Glycol Stearate, Polyglyceryl-4 Isostearate, Tocopherol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Ci 77891 / Titanium Dioxide (F.I.L. B179256/1).