La Roche Posay Cicaplast Baume B5 Spray, 100ml
La Roche Posay Cicaplast B5 Spray është një spray qetësues, hidratues dhe rigjenerues, i formuluar për lëkurën e thatë, të ndjeshme, të irrituar ose të dobësuar, duke ndihmuar në rikthimin e barrierës mbrojtëse dhe në lehtësimin e shpejtë të ndjesisë së parehatisë së lëkurës. Formula e tij kombinon 5% Panthenol (Vitaminë B5), Madecassoside, kompleksin unik të mineraleve dhe Ujin Termal të La Roche Posay, për një kujdes të butë dhe hidratues që ndihmon lëkurën të rikthejë butësinë. Falë teksturës së padukshme spray-i përhapet lehtësisht në lëkurë pa pasur nevojë për fërkim.
Cicaplast B5 Spray ofron hidratim afatgjatë deri në 24 orë dhe është i përshtatshëm për lëkurë të thatë deri shumë të thatë, të ndjeshme dhe të dëmtuar. Mund të përdoret nga foshnjat mbi 2 muaj, fëmijët dhe të rriturit, duke qenë një zgjidhje praktike për kujdesin e përditshëm të lëkurës që ka nevojë për qetësim, hidratim dhe mbrojtje të barrierës së saj.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Panthenol 5% (Vitamina B5)-> Ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe në rikthimin e funksionit mbrojtës të barrierës së saj.
- Madecassoside-> Përbërës me origjinë nga Centella asiatica që ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe në procesin e rikuperimit të epidermës.
- Glicerina-> Përbërës hidratues që ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e ujit në lëkurë, duke kontribuar në përmirësimin e hidratimit të saj.
- Kompleksi Bakër-Mangan-> Kombinimi i glukonatit të bakrit dhe glukonatit të manganit kontribuon në rikuperimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në rikthimin e funksionit mbrojtës të barrierës së lëkurës.
- Qetëson dhe hidraton zonat e thata, të irrituara, të ndjeshme ose të dobësuara.
- Ofron hidratim afatgjatë deri në 24 orë.
- Ka teksturë të lehtë dhe të padukshme, e cila përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse.
- Formati spray mundëson aplikim pa kontakt dhe shpërndarje të gjerë, duke e bërë të përshtatshëm edhe për zona të vështira për t'u arritur.
- Mund të përdoret në fytyrë dhe trup, për kujdesin e lëkurës së thatë dhe të ndjeshme.
- I përshtatshëm për përdorim nga e gjithë familje, fëmijë dhe të rritur.
La Roche Posay Cicaplast B5 Spray është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë të thatë, të irrituar dhe të ndjeshme.
Mbajeni spray-in në një distancë prej 15 cm nga lëkura dhe spërkateni.
Mund të aplikohet në trup dhe në fytyrën e të rriturve dhe fëmijëve.
Gjatë aplikimit në fytyrë, mbani sytë dhe gojën të mbyllura.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua/Water/Eau, Glycerin, Propanediol, Panthenol, Pentylene Glycol, Sodium Citrate, Mannose, Madecassoside, Manganese Gluconate, Sodium Chloride, Coco-Betaine, Copper Gluconate, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Trisodium Ethylendiamine Disuccinate.