La Roche Posay Effaclar DUO+M, 40ml
La Roche Posay Effaclar Duo+M është një hidratues në formë xheli me veprim korrigjues të trefishtë, i formuluar për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike. Formula kombinon Phylobioma, niacinamidin, Procerad, acidin salicilik, LHA dhe Zinc PCA, duke vepruar në mënyrë të kombinuar për të ndihmuar në reduktimin e papërsosmërive, pikave të zeza dhe shenjave pas akneve, si dhe në përmirësimin e pamjes së përgjithshme të lëkurës.
Effaclar Duo+M ndihmon në zhbllokimin e poreve dhe kontrollin e sebumit të tepërt, ndërsa ofron hidratim dhe veprim qetësues për përdorim të përditshëm. Produkti është jo komedogjenik, hipoalergjenik dhe i testuar dermatologjikisht, i përshtatshëm për lëkurë të ndjeshme dhe për të gjitha tonalitetet e lëkurës.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Phylobioma –> Ndihmon në ekuilibrimin e mikrobiomës së lëkurës dhe në reduktimin e papërsosmërive.
- Procerad –> Kompleks i patentuar me bazë ceramidesh që ndihmon në reduktimin dhe parandalimin e shfaqjes së shenjave të kuqe dhe kafe pas akneve.
- Niacinamide –> Ndihmon në zbehjen e njollave dhe shenjave pas akneve, duke përmirësuar njëtrajtshmërinë e pamjes së lëkurës.
- Mannose –> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës. Acid salicilik & LHA –> Ndihmojnë në eksfolimin e lëkurës dhe zhbllokimin e poreve.
- Zinc PCA –> Ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt dhe të shkëlqimit të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në zbehjen e shenjave të mbetura nga aknet.
- Ndihmon në minimizimin e dukjes së poreve të bllokuara.
- Ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës.
- Ndihmon në reduktimin e shkëlqimit të tepërt të lëkurës.
- Ofron hidratim të qëndrueshëm gjatë ditës, pa rënduar lëkurën.
- I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
La Roche Posay Effaclar Duo+M është i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike.
Aplikoni Effaclar Duo+M në mëngjes dhe në mbrëmje, në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Mund të aplikohet gjithashtu në shpinë dhe në gjoks.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua / Water / Eau; Glycerin; Dimethicone; Isocetyl Stearate; Niacinamide; Isopropyl Lauroyl Sarcosinate; Silica; Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate; Oryza Sativa Starch / Rice Starch; Punica Granatum Pericarp Extract; Potassium Cetyl Phosphate; Sorbitan Oleate; Zinc Pca; Glyceryl Stearate Se; Isohexadecane; Sodium Hydroxide; Myristyl Myristate; 2-Oleamido-1,3-Octadecanediol; Mannose; Poloxamer 338; Propanediol; Hydroxyethoxyphenyl Butanone; Capryloyl Salicylic Acid; Caprylylglycol; Vitreoscilla Ferment; Citric Acid; Trisodium Ethylenediaminedisuccinate; Maltodextrin; Xanthan Gum; Pentylene Glycol; Polysorbate 80; Acrylamide/Sodium Acryloyldimethyltaurate Copolymer; Salicylic Acid; Piroctone Olamine; Parfum/Fragrance.