La Roche-Posay

La Roche Posay Effaclar +M Purifying Foaming Gel Cleanser, 200ml

Xhel pastrues shkumëzues për lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë akneike, i formuluar për të pastruar në mënyrë efektive papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, duke ndihmuar në ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës.
In stock
SKU
LaRochePosay28
1 853 Lekë

La Roche Posay Effaclar +M Purifying Foaming Gel Cleanser është një xhel pastrues shkumëzues për fytyrën, i testuar dermatologjikisht dhe i formuluar për lëkurë të yndyrshme, me tendencë akneike dhe të ndjeshme. Formula me aktivin e ri Phylobioma ndihmon në pastrimin e papastërtive dhe yndyrës së tepërt, ndërsa kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiomës dhe pH-së natyrale të lëkurës. Përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e dukshëm të papërsosmërive dhe pikave të zeza, si dhe në pastrimin e poreve, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe pa ndjesinë e tharjes.

Falë teksturës së lehtë xhel që shkumëzon në kontakt me lëkurën, pastruesi është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Përbërës kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Phylobioma-> Ndihmon në balancimin e mikrobiomës dhe në reduktimin e sebumit të tepërt dhe papërsosmërive.
  • Zinc PCA-> Ndihmon në reduktimin e sebumit të tepërt dhe kontribuon në veprimin pastrues dhe purifikues të lëkurës.
  • Uji Termal La Roche-Posay-> Ka veprim qetësues dhe ndihmon në hidratimin e lëkurës, duke e lënë atë me një ndjesi më të butë dhe më të rehatshme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt të lëkurës.
  2. Ndihmon në reduktimin e dukshëm të papërsosmërive dhe pikave të zeza. 
  3. Pastron poret nga papastërtitë dhe sebumi i tepërt. 
  4. E lë lëkurën të pastër dhe të freskët pas përdorimit. 
  5. Pastron butësisht pa shkaktuar ndjesi tharje.

La Roche Posay Effaclar +M Purifying Foaming Gel Cleanser është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, si për fytyrë ashtu edhe për trup.

Aplikoni një sasi të vogël të Effaclar +M Purifying Foaming Gel Cleanser në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.

Masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore në fytyrë, veçanërisht në ballë, hundë, mjekër dhe qafë derisa të krijohet shkumë. Me pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm deri në pastrim të plotë.

Këshillohet që më pas të aplikoni një hidratues për fytyrën.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini mirë më ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 200 ml.

Ingredients: Aqua / Water; Sodium Laureth Sulfate; Peg-8; Coco-Betaine; Hexylene Glycol; Sodium Chloride; Punica Granatum Pericarp Extract; Zinc PCA; Peg-120 Methyl Glucose Dioleate; Sodium Citrate; Sodium Hydroxide; Caprylyl Glycol; Citric Acid; Trisodium Ethylenediamine Disuccinate; Maltodextrin; Pentylene Glycol; Tocopherol; Sodium Benzoate; Phenoxyethanol; Parfum / Fragrance (F.I.L. N70028514/2).

↑
Back to Top