La Roche Posay Effaclar Ultra Concentrated Serum, 30ml
La Roche Posay Effaclar Ultra Concentrated Serum është një serum eksfoliues për përdorim të përditshëm, i formuluar posaçërisht për lëkurë të yndyrshme me tendencë akneike, papërsosmëri të vazhdueshme, pore të dukshme dhe shenja post-akneike. Formula e tij kombinon një kompleks prej tre acidesh eksfoliuese me niacinamide, duke ndihmuar në pastrimin e poreve, reduktimin e papërsosmërive dhe përmirësimin gradual të teksturës dhe pamjes së lëkurës.
Përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e puçrrave, pikave të zeza, shenjave post-akneike dhe dukjes së poreve, duke kontribuar në një lëkurë më të lëmuar dhe me pamje më të njëtrajtshme. Serumi ka teksturë të lehtë, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse. Është jo-komedogjen dhe i përshtatur për lëkurë me tendencë akneike.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Acidi Salicilik-> Ndihmon në zhbllokimin e poreve dhe në parandalimin e grumbullimit të sebumit, duke kontribuar në reduktimin e papërsosmërive dhe pikave të zeza.
- Acidi Glikolik-> Ndihmon në eksfolimin e sipërfaqes së lëkurës dhe në nxitjen e rinovimit të saj, duke përmirësuar pamjen e shenjave dhe shkëlqimin e lëkurës.
- LHA (Acidi Lipo-Hidroksi)-> Kryen një mikro-eksfolim të butë të lëkurës dhe ndihmon në rafinimin e dukjes së poreve.
- Niacinamide (Vitamina B3)-> Ndihmon në qetësimin e lëkurës, forcimin e barrierës mbrojtëse dhe reduktimin e ndjesisë së irritimit.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Kontribuon në një sipërfaqe më të lëmuar dhe teksturë më të rafinuar të lëkurës.
- Ndihmon në minimizimin e dukjes së poreve të zmadhuara.
- Ndihmon në reduktimin e papërsosmërive dhe shenjave post-akne.
- Përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse.
- I përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
La Roche Posay Effaclar Ultra Concentrated Serum është i përshtatshëm për lëkurë të yndyrshme dhe me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Të tundet mirë përpara përdorimit.
Pas pastrimit të fytyrës, aplikoni një shtresë të hollë të serumit në zonat e prekura dhe lëreni të përthithet pa e shpëlarë.
Filloni me një aplikim në ditë dhe, sipas tolerancës dhe nevojës së lëkurës, mund të rritet gradualisht frekuenca deri në 2–3 aplikime në ditë.
Shmangni zonën rreth syve dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë, si dhe mos e aplikoni në lëkurë të dëmtuar, të irrituar ose që po zhvishet. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua/Water/Eau, Alcohol Denat., Propanediol, Glycolic Acid, Niacinamide, Dimethyl Isosorbide, Pentylene Glycol, Salicylic Acid, Sodium Hydroxide, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Hydroxyethylpiperazine Ethane Sulfonic Acid, Citric Acid, PEG-30 Glyceryl Cocoate, Capryloyl Salicylic Acid, Biosaccharide Gum-1, Maltodextrin, Phytic Acid, Polyquaternium-10, Parfum/Fragrance.