DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Hyalu B5 Anti-Wrinkle Care, 40ml

Krem hidratues dhe me veprim kundër rrudhave, i formuluar për të hidratuar intensivisht lëkurën, për të minimizuar dukjen e vijave të holla dhe rrudhave dhe për të përmirësuar pamjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të saj.
In stock
SKU
LaRochePosay43
3 923 Lekë

La Roche Posay Hyalu B5 Anti-Wrinkle Care është një krem fytyre për hidratim intensiv, i formuluar posaçërisht për lëkurë të dehidratuar dhe të ndjeshme që shfaq shenja të plakjes, si humbje të volumit dhe elasticitetit, vija të holla dhe rrudha. Formula e tij, e pasur me acid hialuronik dhe vitaminë B5, ndihmon në rimbushjen dhe hidratimin e lëkurës, duke përmirësuar pamjen e vijave të holla, rrudhave, teksturës dhe tonalitetit të lëkurës.

Përdorimi i rregullt ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës së lodhur dhe të dehidratuar, duke e bërë atë të duket më e lëmuar, më e plotë, më elastike dhe më uniforme. Kremi është i testuar dermatologjikisht për lëkurë të ndjeshme dhe ka një formulë minimaliste dhe hipoalergjike, të zhvilluar për të respektuar nevojat e lëkurës së ndjeshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Acidi hialuronik-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e plotë dhe më e lëmuar dhe duke minimizuar dukjen e vijave të holla dhe rrudhave.
  • Vitamina B5 (Pantenol)-> Ndihmon në procesin natyral të rikuperimit të lëkurës dhe kontribuon në përmirësimin e hidratimit dhe komfortit të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.
  2. Lëkura ndihet menjëherë më e hidratuar, më e butë dhe më komode. 
  3. Ndihmon që vijat e holla dhe rrudhat të duken më pak të theksuara. 
  4. Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e njëtrajtshme dhe më e lëmuar. 
  5. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

La Roche Posay Hyalu B5 Anti-Wrinkle Care është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikimi i kremit këshillohet të bëhet në mëngjes dhe në mbrëmje.

Aplikoni kremin hidratues në lëkurë të pastër dhe të thatë të fytyrës dhe qafës. Masazhojeni butësisht me majat e gishtave derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm! 

Tubet, 40 ml.

Ingredients: Aqua, Glycerin, Dimethicone, Hydrogenated Polyisobutene, Propylene Glycol, Hydroxypropyl Tetrahydropyrantriol, Alcohol Denat, Propanediol, Panthenol, Synthetic Wax, Nylon-12, Peg-10/15 Crosspolymer, Hydroxyethylpiperazine Ethane Sulfonic Acid, Tocopherol, Sodium Polyacrylate, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Citrate, Phnoexyethanol, Adenosine, Chlorphenesin, Propylene Carbonate, Dipropylene Glycol, Disteardimonium Hectorite, Disodium Edta, Parfum.

↑
Back to Top