La Roche Posay Hyalu B5 Eye Serum, 15ml
La Roche Posay Hyalu B5 Eye Serum është një serum hidratues kundër shenjave të plakjes, i formuluar posaçërisht për zonën delikate të syve. Formula me acid hialuronik, 4% niacinamide, vitaminë B5 dhe kafeinë ndihmon në hidratimin dhe rimbushjen e lëkurës, duke minimizuar dukjen e rrudhave, vijave të holla dhe rrathëve të errët.
Përdorimi i rregullt ndihmon që zona rreth syve të duket më e freskët, më e lëmuar, më e fortë dhe më rrezatuese, ndërsa ndihmon edhe në përmirësimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Formula është pa parfum, e testuar nën kontroll oftalmologjik dhe e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Acidi hialuronik-> Ndihmon në hidratimin dhe rimbushjen e lëkurës, duke e bërë zonën e syve të duket më e lëmuar dhe duke reduktuar dukjen e vijave të holla dhe rrudhave.
- Vitamina B5 (Pantenol)-> Ndihmon në përmirësimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në ruajtjen e hidratimit të saj.
- Niacinamide (Vitamina B3)-> Ndihmon në përmirësimin e pamjes së rrathëve të errët dhe në njëtrajtësimin e pamjes së lëkurës rreth syve.
- Kafeina-> Ndihmon që zona e syve të duket më e freskët, më e gjallë dhe më rrezatuese, duke përmirësuar pamjen e shenjave të lodhjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Siguron hidratim të menjëhershëm për zonën delikate të syve.
- Ndihmon në reduktimin e dukjes së rrudhave, vijave të holla dhe vijave anësore të syve.
- Përmirëson pamjen e rrathëve të errët dhe shenjave të lodhjes.
- Formula është pa parfum dhe e testuar nën kontroll oftalmologjik.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
La Roche Posay Hyalu B5 Eye Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni serumin në konturin e syve duke rrëshqitur dhe masazhuar butësisht aplikatorin.
Për efekt ftohës më të madh, lini serumin e syve Hyalu B5 në frigorifer dhe zbuloni një trajtim freskues, qetësues për të reduktuar fryrjen dhe për të rimbushur pamjen e syve.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua / Water, Glycerin, Hydroxyethylpiperazine Ethane Sulfonic Acid, Niacinamide, Pentylene Glycol, Panthenol, Sodium Hyaluronate, Caffeine, Ascorbyl Glucoside, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate.