DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Hyalu B5 Suractivated Cream, 50ml

Krem hidratues kundër shenjave të plakjes, i formuluar për të hidratuar intensivisht dhe për të rimbushur lëkurën, duke ndihmuar në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe në përmirësimin e elasticitetit dhe qëndrueshmërisë së saj.
In stock
SKU
LaRochePosay45
4 352 Lekë

La Roche Posay Hyalu B5 Suractivated Cream është një krem hidratues dhe forcues kundër shenjave të plakjes, i formuluar me 3 forma të acidit hialuronik, vitaminë B5 dhe Ectoin, për të hidratuar intensivisht, rimbushur dhe përmirësuar pamjen e lëkurës. Formula ndihmon në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe vijave të holla, si dhe në përmirësimin e elasticitetit, butësisë dhe qëndrueshmërisë së lëkurës.

Falë kombinimit të përbërësve aktivë, kremi ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe në rikthimin e pamjes më të plotë, të lëmuar dhe elastike.

Kremi është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të yndyrshme, është jo-komedogjen dhe ka teksturë jo ngjitëse. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • 3 forma të Acidit Hialuronik-> Ndihmojnë në hidratimin intensiv dhe rimbushjen e lëkurës, duke përmirësuar pamjen e rrudhave dhe duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe elastike.
  • Vitamina B5 (Pantenol)-> Ndihmon në forcimin dhe përmirësimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e hidratimit dhe butësisë së saj.
  • Ectoin-> Ndihmon në mbrojtjen dhe forcimin e barrierës së lëkurës, duke kontribuar në hidratimin dhe përmirësimin e elasticitetit të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Siguron hidratim intensiv të lëkurës deri në 72 orë.
  2. Kontribuon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. 
  3. Ndihmon në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe tonifikimit të lëkurës. 
  4. Ofron efekt rimbushës për një pamje më të plotë dhe më të freskët të lëkurës. 
  5. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të yndyrshme. 
  6. Është jo-komedogjen, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurën me tendencë ndaj bllokimit të poreve.

La Roche Posay Hyalu B5 Suractivated Cream është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni një sasi sa madhësia e një kokërr bizele në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe qafës, në mëngjes dhe në mbrëmje. Masazhojeni butësisht kremin me majat e gishtave derisa të përthithet plotësisht.

Mund të përdoret vetëm ose pas aplikimit të një serumi.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Vazo, 50 ml.

Ingredients: Aqua / Water / Eau, Glycerin, Isohexadecane, Propanediol, Alcohol Denat., Isopropyl Isostearate, Panthenol, Dimethicone, Octyldodecanol, Behenyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Alpinia Galanga Leaf Extract, Stearic Acid, Calcium Chloride, Cetearyl Alcohol, Cetearyl Glucoside, Peg-100 Stearate, Sodium Hyaluronate, Sodium Hydroxide, Algin, Silica, Myristic Acid, Cellulose, Palmitic Acid, Adenosine, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Disodium Stearoyl Glutamate, Ectoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxyacetophenone, Caprylic/Capric Triglyceride, Capryloyl Salicylic Acid, Citric Acid, Laureth-7, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Acetyl Glucosamine, Xanthan Gum, Pentylene Glycol, Phytic Acid, Polyacrylamide, Polyepsilon-Lysine, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, C13-14 Isoalkane, Phenoxyethanol, Parfum / Fragrance (FILE N70060918/1).

↑
Back to Top