La Roche Posay Lipikar Baume AP+Max, 400ml
La Roche Posay Lipikar Baume AP+Max është një balsam hidratues dhe ushqyes intensiv për trupin, i formuluar për lëkurën shumë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj ekzemës apo atopisë. Formula me veprim të trefishtë riparues, e pasur me ceramide, niacinamide dhe gjalpë shea ndihmon në rikthimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, në ruajtjen e hidratimit dhe në qetësimin e ndjesisë së kruajtjes të lidhur me thatësinë. Kjo ndodh edhe falë teknologjisë Neurobioma, një teknologji e avancuar, e cila lidh mikrobiomën e lëkurës me perceptimin neurosensor të kruajtjes dhe ndihmon në reduktimin e saj.
Balsami siguron hidratim deri në 48 orë dhe lehtësim të shqetësimit nga thatësia deri në 72 orë, ndërsa ndihmon në ruajtjen e lipideve thelbësore të lëkurës.
Tekstura e pasur, por që përthithet shpejt, nuk lë ndjesi ngjitëse apo yndyrore dhe e lë lëkurën të butë dhe të rehatshme. Është pa aromë, jo komedogjen dhe i testuar dermatologjikisht, duke u përshtatur për përdorim nga e gjithë familja, përfshirë foshnjat nga mosha dy javëshe.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ceramidet – >Ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
- Niacinamide (Vitamina B3) –> Ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe në rikthimin e funksionit të barrierës së saj mbrojtëse.
- Gjalpë Shea –> Ndihmon në rikthimin e filmit hidrolipidik të lëkurës dhe në zbutjen e ndjesisë së thatësisë.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e kruajtjes së lidhur me tharjen e lëkurës.
- Ndihmon në lehtësimin e thatësisë së theksuar dhe ndjesisë së parehatisë së lëkurës.
- Ndihmon në zbutjen e lëkurës shumë të thatë dhe të ashpër.
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës për një kohë të gjatë.
- Përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse në lëkurë.
- Është i përshtatshëm për përdorim nga e gjithë familja, përfshirë foshnjat nga mosha dy javëshe.
- I përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe/ose shumë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj ekzemës apo atopisë.
La Roche Posay Lipikar Baume AP+Max është i përshtatshëm për lëkurë të thatë dhe/ose shumë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj ekzemës apo atopisë.
Aplikojeni një herë në ditë, në mëngjes ose në mbrëmje, në të gjithë fytyrën dhe trupin, duke e masazhuar butësisht.
Falë teksturës që përthithet menjëherë, mund të visheni menjëherë pas aplikimit.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti, shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua/Water/Eau, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glycerin, Dimethicone, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Brassica Campestris (Rapeseed) Seed Oil, Glyceryl Stearate, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, PEG-100 Stearate, Propanediol, Ophiopogon Japonicus Root Extract, Pisum Sativum (Pea) Extract, Sorbitan Tristearate, Dimethiconol, PEG-20 Methyl Glucose Sesquistearate, Sodium Chloride, Cyclodextrin, Mannose, Coco-Betaine, Disodium EDTA, Capryloyl Glycine, Caprylyl Glycol, Vitreoscilla Ferment, Maltodextrin, Xanthan Gum, Tocopherol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate.