La Roche Posay Lipikar Gel Urea 30%, 50ml
La Roche Posay Lipikar Gel Urea 30% është një xhel hidratues dhe eksfoliues me veprim intensiv, i formuluar për lëkurë shumë të thatë, të ashpër dhe me hiperkeratozë. Formula me 30% ure dhe niacinamide është krijuar për të vepruar në zonat e lokalizuara me trashje, ashpërsi dhe kallo, duke ndihmuar në përmirësimin e butësisë dhe pamjes së lëkurës. Ky xhel hidratues mund të përdoret në trup, duar, këmbë dhe është testuar në lëkurë të ndjeshme.
Tekstura transparente në formë xheli përhapet lehtësisht dhe shkrihet menjëherë në lëkurë, duke ofruar ndjesi komforti pa lënë mbetje të yndyrshme. Lipikar Gel Urea 30% ndihmon në hidratimin e lëkurës deri në 48 orë dhe në përmirësimin e butësisë së saj, edhe në rastet e tharjes së theksuar.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Ure 30% –> Ka veprim keratolitik, antibakterial dhe hidratues, duke ndihmuar në eksfolimin e lëkurës dhe në ruajtjen e hidratimit të saj.
- Niacinamide –> Ka veprim qetësues dhe ndihmon në reduktimin e ndjesive të irritimit të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e shenjave të tharjes së theksuar që në aplikimin e parë.
- Ofron hidratim të lëkurës deri në 48 orë.
- Ndihmon në zbutjen e zonave hiperkeratotike dhe të trashura të lëkurës.
- Ndihmon në reduktimin e kallo¬ve dhe të zonave me tharje të theksuar.
- Tekstura e lehtë dhe me përthithje të shpejtë nuk lë mbetje të yndyrshme në lëkurë.
- I përshtatshëm për përdorim nga të rritur dhe fëmijë mbi moshën 15 vjeç.
La Roche Posay Lipikar Gel Urea 30% është i përshtatshëm për lëkurë shumë të thatë, të ashpër dhe të trashur (hiperkeratotike).
Aplikojeni xhelin hidratues një deri në dy herë në ditë në lëkurë të pastër dhe të thatë, duke e përqendruar aplikimin në zonat më të ashpra. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht. Mos e aplikoni në lëkurë të irrituar ose të dëmtuar.
Nuk ka nevojë të shpëlahet.
Nuk rekomandohet të aplikohet në fytyrë.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua / Water / Eau, Urea, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydroxyethylpiperazine Ethane Sulfonic Acid,Glycerin, Propanediol, Pentylene Glycol, Niacinamide, Sclerotium Gum, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Triacetin, Sodium Hydroxide, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum.