DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Lipikar Xerand Hand Cream, 50ml

Krem hidratues dhe riparues për duar të thata, shumë të thata dhe të çara, që ndihmon në rikthimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe mbrojtjen e saj nga faktorët e jashtëm.
In stock
SKU
LaRochePosay96
858 Lekë

La Roche Posay Lipikar Xerand Hand Cream është një krem hidratues dhe riparues për kujdesin e përditshëm të duarve të thata, shumë të thata dhe të çara. Formula ndihmon në rikthimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe të filmit të saj hidrolipidik, duke ndihmuar në përmirësimin e butësisë dhe elasticitetit të duarve. Është veçanërisht i përshtatshëm për duart e ekspozuara ndaj faktorëve të jashtëm dhe larjeve të shpeshta, të cilat mund të dëmtojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

Tekstura përthithet menjëherë dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme, ndërsa krijon një shtresë të lehtë që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga agresorët e përditshëm. Formula përmban glicerinë dhe gjalpë Shea, si dhe Ujë Termal të La Roche Posay, të cilët kontribuojnë në hidratimin dhe kujdesin ndaj lëkurës së thatë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Glicerinë –> Ka veti hidratuese dhe ndihmon në reduktimin e tharjes dhe rrjepjes së lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e hidratimit të saj.
  • Gjalpë Shea –> Ndihmon në rikthimin e filmit hidrolipidik të lëkurës, falë lipideve të ngjashme me ato që gjenden natyrshëm në lëkurë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në hidratimin e duarve të thata dhe shumë të thata.
  2. Ndihmon në rikthimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës.
  3. Ndihmon në mbrojtjen e duarve nga faktorët e jashtëm dhe agresionet e përditshme.
  4. Krijon një shtresë të lehtë mbrojtëse që ndihmon në ruajtjen e komfortit të duarve.
  5. Përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi të yndyrshme në duar.
  6. Është rezistent ndaj ujit dhe mund të përdoret sa herë të jetë e nevojshme gjatë ditës.

La Roche Posay Lipikar Xerand Hand Cream është i përshtatshëm për duar të thata, shumë të thata dhe të çara.

Aplikojeni kremin në duar sa herë të jetë e nevojshme dhe masazhojeni butësisht derisa kremi të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 50 ml.

Ingredients: Aqua/Water, Glycerin, Octyldodecanol, Stearic Acid,PEG-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Palmatic Acid,Steareth-10, Paraffinum Liquidum/ Mineral Oil, Dimethicone, Allantoin, Capryloyl Glycine, Tetrasodium EDTA, Xanthan Gum, Cetyl Alcohol, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Parfum/Fragrance. 

↑
Back to Top