La Roche Posay Mela B3 Intensive Anti-Dark Spots Serum, 30ml
La Roche Posay Mela B3 Intensive Anti-Dark Spots Serum është një serum intensiv kundër hiperpigmentimit, i formuluar posaçërisht për të reduktuar dukshmërinë e njollave të errëta, përfshirë njollat e qëndrueshme, shenjat pas akneve, njollat e diellit dhe njollat e moshës. Formula kombinon përbërësin aktiv inovativ Melasyl me 10% Niacinamide (Vitaminë B3), duke vepruar në disa mekanizma të lidhur me hiperpigmentimin dhe duke ndihmuar në përmirësimin e njëtrajtshmërisë së tonalitetit të lëkurës.
Formula përmban gjithashtu LHA, Retinil palmitat dhe Acid hialuronik, të cilët kontribuojnë në rinovimin e sipërfaqes së lëkurës, përmirësimin e teksturës dhe hidratimin e saj. Serumi ka një teksturë të lehtë e cila përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi ngjitëse. Është i përshtatshëm për të gjitha tonalitetet dhe llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, si dhe është hipoalergjik, pa alkool dhe jo komedogjen, i testuar nën kontroll dermatologjik.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Melasyl –> Përbërës aktiv që vepron në një fazë të ndryshme të prodhimit të melaninës, duke ndihmuar në reduktimin e parregullsive të pigmentimit dhe në parandalimin e shfaqjes së njollave të reja.
- Niacinamide (Vitaminë B3) –> Ndihmon në zbehjen e dukshme të njollave të errëta dhe hiperpigmentimit.
- LHA (Acid kapriloil salicilik) dhe Retinil palmitat –> Kontribuojnë në rinovimin e qelizave të sipërfaqes së lëkurës, duke e bërë atë të duket më e njëtrajtshme dhe më e ndritshme.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së njollave të errëta dhe shenjave të hiperpigmentimit.
- Përmirëson pamjen e shenjave të mbetura pas akneve dhe njollave të lidhura me faktorë të jashtëm.
- Ndihmon në përmirësimin e pamjes së sipërfaqes së lëkurës, duke e lënë atë më të lëmuar dhe më uniforme.
- Formula e lehtë hidratuese dhe jo komedogjene është e përshtatshme për përdorim të përditshëm.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
La Roche Posay Mela B3 Intensive Anti-Dark Spots Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni 3–4 pika të serumit La Roche Posay Mela B3 Intensive Anti-Dark Spots Serum në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, qafës dhe dekoltesë. Masazhojeni butësisht me majat e gishtave derisa të përthithet plotësisht.
Mund ta përdorni vetëm ose poshtë kremit tuaj hidratues.
Këshillohet gjithashtu përdorimi i një kremi mbrojtës me SPF, në mënyrë që të mbroni lëkurën gjatë gjithë kohës.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua / Water / Eau; Dimethicone; Niacinamide; Glycerin; Propylene Glycol; Polysilicone-11; Silica; Bis-PEG/PPG-16/16 PEG/PPG-16/16 Dimethicone; Cystoseira Tamariscifolia Extract; 2-Mercaptonicotinoyl Glycine; PEG-20 Methyl Glucose Sesquistearate; Sodium Hyaluronate; Sodium Hydroxide; Sodium Thiosulfate; Carnosine; Poloxamer 338; Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate; Dipotassium Glycyrrhizate; Caprylic/Capric Triglyceride; Capryloyl Salicylic Acid; Caprylyl Glycol; Citric Acid; Trisodium Ethylenediamine Disuccinate; Xanthan Gum; Pentylene Glycol; Octyldodecanol; Retinyl Palmitate; Tocopherol; Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl Hydroxyhydrocinnamate; Phenoxyethanol; CI 17200 / Red 33; Parfum / Fragrance.