DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Micellar Water Ultra Reactive Skin, 400ml

Ujë micelar pa shpëlarje, i formuluar për lëkurën shumë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes, i cili pastron butësisht fytyrën, largon make-up-in dhe papastërtitë duke respektuar ekuilibrin fiziologjik të lëkurës.
In stock
SKU
LaRochePosay77
2 480 Lekë

La Roche Posay Micellar Water Ultra për Lëkurë Reaktive është një ujë micelar i butë, i formuluar posaçërisht për lëkurën reaktive, shumë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes apo ndjesisë së tendosjes. Formula pastron në mënyrë efektive, por delikate, duke larguar make-up-in, papastërtitë dhe grimcat e ndotjes, ndërsa ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe në qetësimin e lëkurës, duke e lënë atë të pastër dhe të butë pas pastrimit.

Formula me teksturë të lëngshme dhe freskuese është pa alkool dhe pa aromë, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të përditshëm në lëkurën reaktive. Produkti është i përshtatshëm për fytyrën dhe zonën rreth syve dhe është testuar nën kontroll dermatologjik dhe oftalmologjik, duke ofruar një pastrim të butë pa e tharë lëkurën.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Glicerina-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës duke tërhequr ujin dhe duke kontribuar në një ndjesi më të butë dhe të rehatshme pas pastrimit.
  • Uji Termal i La Roche Posay-> Ka veti qetësuese dhe përmban minerale, elementë gjurmë dhe selen, i cili njihet për veprimin e tij antioksidues. 

Avantazhet e përdorimit të këij produkti janë:

  1. Largon në mënyrë efektive make-up-in, papastërtitë dhe yndyrën nga lëkura.
  2. Ndihmon në largimin e grimcave të ndotjes që grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës. 
  3. Pastron lëkurën pa pasur nevojë për shpëlarje pas përdorimit.
  4. Mund të përdoret në mënyrë të sigurt në fytyrë, sy dhe buzë.
  5. I përshtatshëm për të lëkurë shumë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes.

La Roche Posay Micellar Water Ultra Reactive Skin është i përshtatshëm për të lëkurë shumë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes.

Aplikoni ujin micelar në fytyrë duke përdorur një copë të pastër pambuk dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore.

Nuk është e nevojshme të shpëlahet pas përdorimit.

I sigurtë për përdorim edhe në zonën e ndjeshme të syve dhe buzëve.

Shishe, 400 ml.

Ingredients: Aqua / Water; Glycerin; PEG-7 Caprylic/Capric Glycerides; Poloxamer 124; Poloxamer 184; PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides; Polysorbate 80; Disodium EDTA; BHT; Myrtrimonium Bromide.

↑
Back to Top