La Roche Posay Pure Vitamin C Brightening Facial Cleanser, 200ml
La Roche Posay Pure Vitamin C Brightening Facial Cleanser është një xhel pastrues i përditshëm për fytyrën, i formuluar me Vitaminë Cg dhe Vitaminë B3, që pastron butësisht lëkurën nga papastërtitë, yndyra e tepërt dhe grimcat e ndotjes së mjedisit. Formula shkumëzuese ndihmon në përmirësimin e shkëlqimit dhe njëtrajtshmërisë së lëkurës, duke e lënë atë të pastër, të freskët, më të lëmuar dhe më të rehatshme pas përdorimit.
Ky xhel pastrues është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e yndyrshme dhe të ndjeshme. Kombinimi i vitaminës C me përbërësit e tjerë të formulës ndihmon në përmirësimin e pamjes së teksturës së lëkurës, minimizimin e dukshmërisë së poreve dhe ruajtjen e shkëlqimit natyral, pa e tharë lëkurën.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vitamina Cg –> Derivat i vitaminës C me veprim antioksidues që ndihmon në përmirësimin e shkëlqimit dhe pamjes më të njëtrajtshme të lëkurës.
- Vitamina B3 (Niacinamide) –> Ndihmon në qetësimin e lëkurës, në ruajtjen e barrierës së saj mbrojtëse dhe në përmirësimin e pamjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Pastron butësisht, pa e lënë lëkurën të ndihet e tendosur apo e tharë.
- Përmirëson pamjen e teksturës dhe uniformitetit të lëkurës.
- Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së poreve.
- Largon edhe grimcat e ndotjes që grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës.
- E lë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të rehatshme pas pastrimit.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
La Roche Posay Pure Vitamin C Brightening Facial Cleanser është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni xhelin pastrues në lëkurë të lagur dhe masazhoni butësisht, derisa të krijohet shkumë. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe të bollshëm.
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Aqua/Water/Eau; Lrp Thermal Water / 1,792%; Glycerin; Coco-Betaine; Propanediol; Sodium Cocoyl Glycinate; PEG-120 Methyl Glucose Dioleate; Sodium Hydroxide; Sodium Chloride; Citric Acid; Ceramide NP; Niacinamide; PEG-60 Hydrogenated Castor Oil; Ascorbyl Glucoside; Disodium EDTA; Hydroxy Acetophenone; Capryloyl Glycine; Caprylyl Glycol; Trisodium Ethylenediamine Disuccinate; Pentylene Glycol; Acrylates Copolymer; Tocopherol; Parfum/Fragrance.