DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Pure Vitamin C Light, 40ml

Krem fytyre kundër shenjave të plakjes, i formuluar me vitaminë C për të përmirësuar shkëlqimin dhe uniformitetin e lëkurës, duke ndihmuar në minimizimin e dukshmërisë së rrudhave dhe vijave të holla.
In stock
SKU
LaRochePosay50
5 491 Lekë

La Roche Posay Pure Vitamin C Light është një krem fytyre kundër shenjave të plakjes, i formuluar posaçërisht për lëkurë të ndjeshme normale deri në të kombinuar. Formula përmban vitaminë C, acid hialuronik, Neurosensine dhe ujë termal të La Roche-Posay, duke synuar kujdesin ndaj shenjave të dukshme të plakjes, përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe ruajtjen e hidratimit të saj.

Kremi ndihmon në minimizimin e dukshmërisë së vijave të holla dhe rrudhave, përmirësimin e uniformitetit dhe shkëlqimit të lëkurës, si dhe në reduktimin e dukshmërisë së skuqjes. Tekstura e lehtë dhe e freskët përthithet shpejt, nuk lë shtresë yndyrore dhe e lë lëkurën të butë e të lëmuar. Kremi është testuar dermatologjikisht, është hipoalergjenik dhe nuk përmban përbërës komedogjenë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Vitamina C e pastër –> Ndihmon në përmirësimin e shkëlqimit dhe uniformitetit të lëkurës, si dhe në zbutjen e dukshmërisë së rrudhave dhe vijave të holla.
  • Acidi salicilik –> Ndihmon në pastrimin e poreve, duke reduktuar dukshmërinë e tyre dhe duke ndihmuar në eliminimin e papërsosmërive të vazhdueshme.
  • Neurosensine –> Ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe në neutralizimin e faktorëve që mund të përshpejtojnë shenjat e plakjes së saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së rrudhave dhe vijave të holla.
  2. I jep lëkurës shkëlqimin dhe uniformitetin e munguar.
  3. Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së poreve dhe papërsosmërive. 
  4. Teksturë e lehtë e cila përthithet shpejt dhe nuk lë shtresë yndyrore apo ngjitëse në lëkurë. 
  5. I përshtatshëm për lëkurë normale dhe/ose mikse, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

La Roche Posay Pure Vitamin C Light është i përshtatshëm për lëkurë normale dhe/ose mikse, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikojeni kremin çdo mëngjes dhe/ose mbrëmje në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës dhe qafës.

Masazhojeni butësisht kremin me majat e gishtave derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 40 ml.

Ingredients: Aqua / Water; Dimethicone; Isocetyl Stearate; Glycerin; Mannose; Ascorbic Acid; Caprylic/Capric Triglyceride; Butylene Glycol; Sucrose Tristearate; Potassium Hydroxide; Sodium Styrene/Ma Copolymer; Polymethylsilsesquioxane; Steareth-10; Madecassoside; Sodium Stearoyl Glutamate; Hydrogenated Lecithin; Hydrolyzed Hyaluronic Acid; Caprylyl Glycol; Tetrasodium EDTA; Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester; Xanthan Gum; Acrylates Copolymer; Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer; Phenoxyethanol; Parfum / Fragrance.

↑
Back to Top