DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Retinol B3 Serum, 30ml

Serum kundër shenjave të plakjes, i formuluar me retinol të pastër dhe vitaminë B3, i cili ndihmon në reduktimin e pamjes së rrudhave dhe linjave të holla, përmirësimin e teksturës dhe njëtrajtshmërisë së lëkurës dhe korrigjimin e shenjave të dëmtimit nga dielli.
In stock
SKU
LaRochePosay80
5 421 Lekë

La Roche Posay Retinol B3 Serum është një serum kundër shenjave të plakjes, i formuluar me 0,3% retinol dhe vitaminë B3, i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Formula ndihmon në reduktimin e pamjes së linjave të holla dhe rrudhave, përmirësimin e teksturës dhe njëtrajtshmërisë së lëkurës, si dhe në zbutjen e shenjave të dukshme të dëmtimit nga dielli. 

Tekstura e lehtë dhe e mëndafshtë përhapet lehtësisht në lëkurë, duke e lënë atë më të lëmuar, të butë dhe të hidratuar. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Retinol 0,3%-> Retinoli, një derivat i vitaminës A, kontribuon në rigjenerimin e sipërfaqes së lëkurës dhe ndihmon në përmirësimin e pamjes së linjave të holla, rrudhave dhe teksturës së pabarabartë.
  • Vitamina B3 (Niacinamide)-> Ndihmon në qetësimin e lëkurës, përmirësimin e barrierës së saj dhe ruajtjen e hidratimit, duke kontribuar në një pamje më të butë dhe më të njëtrajtshme.
  • Glicerina-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës dhe në forcimin e barrierës së saj mbrojtëse, duke e lënë lëkurën më të butë dhe të rehatshme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës.
  2. Përmirëson pamjen e teksturës së pabarabartë, duke e bërë lëkurën më të lëmuar.
  3. Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në reduktimin e ndjesisë së thatësisë.
  4. I jep lëkurës një pamje më të freskët, më të butë dhe më të shëndetshme.
  5. Ndihmon në korrigjimin e shenjave të dëmtimit të shkaktuara nga dielli.
  6. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

La Roche Posay Retinol B3 Serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. 

Pas pastrimit të lëkurës, në lëkurë të thatë dhe të pastër aplikoni një pipetë të plotë në fytyrë dhe qafë dhe përhapeni butësisht duke e masazhuar.

Përdoret vetëm në mbrëmje.

Gjatë periudhës së përdorimit të retinolit, rekomandohet përdorimi i përditshëm i një produkti me SPF, për shkak të rritjes së ndjeshmërisë së lëkurës ndaj diellit.

Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë dhe buzët. Në rast kontakti, shpëlajini menjëherë me ujë të bollshëm.

Mos e përdorni së bashku me produkte të tjera që përmbajnë retinol, pasi përdorimi i kombinuar mund të shkaktojë irritim dhe dëmtim të lëkurës.

Flakon me pikatore, 30 ml.

Ingredients: Aqua/Water, Glycerin, Cyclohexasiloxane, Alcohol Denat, Pentylene Glycol, Niacinamide, Dimethicone, Glycine Soja Oil/Soybean Oil, Ppg-6-Decyltetradeceth-30, Sodium Hyaluronate, Retinol, Adenosine, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Xanthan Gum, Polysilicone-11, Retinyl Palmitate, Tocopherol, Phenoxyethanol, Parfum/Fragrance.

↑
Back to Top