La Roche Posay Toleriane Micellar Water Sensitive Skin, 400ml
La Roche Posay Toleriane Micellar Water Sensitive Skin është një ujë micelar pa shpëlarje, i formuluar për pastrimin e butë të lëkurës së ndjeshme dhe të prirur ndaj alergjive. Formula ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrës, make-up-it dhe grimcave mikroskopike të ndotjes, duke e lënë lëkurën të pastër dhe të freskët. Mund të përdoret në fytyrë, sy dhe buzë dhe është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën dhe sytë e ndjeshëm.
Formula përmban glicerinë dhe ujin termal të La Roche Posay, duke kombinuar pastrimin me një kujdes të butë ndaj lëkurës. Produkti ka një teksturë të lehtë si uji dhe mund të përdoret pa shpëlarje, si pjesë e rutinës së përditshme të pastrimit ose për heqjen e make-up-it. Është testuar dermatologjikisht dhe është i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Glicerina-> Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës duke tërhequr ujin dhe duke kontribuar në një ndjesi më të butë dhe të rehatshme pas pastrimit.
- Uji Termal i La Roche Posay-> Ka veti qetësuese dhe përmban minerale, elementë gjurmë dhe selen, i cili njihet për veprimin e tij antioksidues.
Avantazhet e përdorimit të këij produkti janë:
- Largon në mënyrë efektive make-up-in, papastërtitë dhe yndyrën nga lëkura.
- Ndihmon në largimin e grimcave të ndotjes që grumbullohen në sipërfaqen e lëkurës.
- Pastron lëkurën pa pasur nevojë për shpëlarje pas përdorimit.
- Mund të përdoret në mënyrë të sigurt në fytyrë, sy dhe buzë.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj alergjive.
La Roche Posay Toleriane Micellar Water Sensitive Skin është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme dhe të prirur ndaj alergjive.
Aplikoni ujin micelar në fytyrë duke përdorur një copë të pastër pambuk dhe masazhojeni butësisht me lëvizje rrethore.
Nuk është e nevojshme të shpëlahet pas përdorimit.
I sigurtë për përdorim edhe në zonën e ndjeshme të syve dhe buzëve.
Ingredients: Aqua/Water, Hexylene Glycol, Glycerin, Poloxamer 184, Disodium Cocoamphodiacetate, Disodium edta, Citric Acid, Dihydrocholeth-30, Polyaminopropylbiguanide, Parfum/Fragrance.