DERMOKOZMETIKA

La Roche Posay Toleriane Rosaliac AR SPF30, 40ml

Krem hidratues dhe qetësues me teksturë ultra të lehtë, i formuluar për lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes, që ndihmon në qetësimin dhe në neutralizimin e skuqjes së dukshme të fytyrës, ndërsa ofron mbrojtje SPF30.
In stock
SKU
LaRochePosay65
3 463 Lekë

La Roche Posay Toleriane Rosaliac AR SPF30 është një krem hidratues qetësues me teksturë ultra të lehtë, i formuluar për lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes. Formula e pasur me fraksione të përftuara nga probiotikët, glicerinë dhe Ujin Termal të La Roche Posay hidraton menjëherë lëkurën dhe ndihmon në forcimin e barrierës së saj, ndërsa mbrojtja e lartë UVA/UVB ndihmon në parandalimin e skuqjes së shkaktuar nga rrezet UV.

Tekstura ultra e lehtë përthithet shpejt dhe nuk lë shkëlqim apo ndjesi të yndyrshme, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Formula është pa parfum dhe jo komedogjene, është testuar nën kontroll dermatologjik dhe është e përshtatshme edhe për lëkurë të prirur ndaj rosaces, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit, komfortit dhe pamjes së qetësuar të lëkurës.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Spingobioma-> Fraksion me origjinë probiotike që kontribuon në ruajtjen e funksionit të mikrobiomës së lëkurës dhe në forcimin e barrierës së saj.
  • Glicerinë-> Ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e ujit në lëkurë, duke kontribuar në hidratimin dhe butësinë e saj.
  • Uji Termal i La Roche Posay-> Ka veti qetësuese dhe ndihmon në përmirësimin e komfortit të lëkurës së ndjeshme.
  • Filtrat UVA/UVB-> Sigurojnë mbrojtje të lartë nga rrezet UVA dhe UVB dhe ndihmojnë në parandalimin e skuqjes së shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve UV. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet UVA dhe UVB, veçanërisht në rastet kur ekspozimi në diell mund të shoqërohet me shtim të skuqjes.
  2. Ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe reaktive. 
  3. Kombinimi i hidratimit dhe mbrojtjes nga dielli e bën praktik për rutinën e mëngjesit, pa pasur nevojë për aplikimin e dy produkteve të veçanta. 
  4. Tekstura ultra e lehtë përthithet shpejt dhe nuk lë shkëlqim apo ndjesi të yndyrshme. 
  5. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes.

La Roche Posay Toleriane Rosaliac AR SPF30 është i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes.

Aplikojeni këtë krem hidratues dhe mbrojtës, me teksturë të lehtë në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, çdo mëngjes. Përhapeni me lëvizje të buta rrethore derisa të përthithet plotësisht.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 40 ml.

Ingredients: Aqua / Water / Eau; Drometrizole Trisiloxane; Alcohol Denat.; Isopropyl Myristate; Ethylhexyl Triazone; Isononyl Isononanoate; Propylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate; Glycerin; Propanediol; Isopropyl Lauroyl Sarcosinate; Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine; Diisopropyl Sebacate; Butyl Methoxydibenzoylmethane; Cetearyl Alcohol; Zea Mays Starch / Corn Starch; Silica; Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer; Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer; Caprylyl Glycol; Carbomer; Cetearyl Glucoside; Hydroxyacetophenone; Inulin Lauryl Carbamate; PEG-10 Dimethicone; PEG-20; Potassium Hydroxide; Sodium Stearoyl Glutamate; Sphingomonas Ferment Extract; T-Butyl Alcohol; Tocopherol; Trisodium Ethylenediamine Disuccinate. (Code F.I.L.: N298527/1).

↑
Back to Top