La Roche Posay Toleriane Sensitive Fluide, 40ml
La Roche Posay Toleriane Sensitive Fluide është një fluid hidratues ultra i lehtë dhe pa yndyrë, i formuluar për përdorim të përditshëm në lëkurë të ndjeshme, normale deri në mikse dhe të yndyrshme. Formula përmban glicerinë, vitaminë B3 (niacinamide) dhe Ujin Termal të La Roche Posay dhe ofron hidratim deri në 48 orë, ndërsa kujdeset për komfortin e lëkurës dhe barrierën e saj mbrojtëse.
Tekstura e lehtë, që përthithet shpejt dhe me efekt mat, hidraton pa lënë shkëlqim apo ndjesi të yndyrshme në lëkurë. Formula pa parfum dhe pa alkool, është krijuar për tolerancë të lartë dhe është e përshtatshme edhe për lëkurë shumë të ndjeshme dhe reaktive.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Glicerinë-> Ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e ujit në lëkurë, duke kontribuar në hidratimin e saj deri në 48 orë.
- Niacinamide (Vitamina B3)-> Ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme, duke reduktuar ndjesitë e parehatisë dhe duke kontribuar në përmirësimin e barrierës së lëkurës.
- Uji Termal i La Roche Posay-> Ka veti qetësuese dhe ndihmon në reduktimin e irritimit dhe skuqjes së lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme, duke lehtësuar ndjesitë e irritimit, pickimit, kruajtjes dhe tendosjes.
- E mban lëkurën të hidratuar dhe të rehatshme gjatë ditës, pa e lënë të ndihet e rënduar apo e yndyrshme.
- Ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojtjen e saj nga faktorët e jashtëm.
- Ndihmon në kontrollin e shkëlqimit të tepërt, falë teksturës së lehtë me efekt mat.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
La Roche Posay Toleriane Sensitive Fluide është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikojeni fluidin në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, në mëngjes dhe në mbrëmje. Përhapeni me lëvizje të buta rrethore derisa të përthithet plotësisht.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti shpëlajini sytë menjëherë me ujë të bollshëm.
Në mëngjes, këshillohet edhe përdorimi i kremit mbrojtës ndaj diellit.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients: Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Propanediol, Pentylene Glycol, Niacinamide, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, Caprylyl Glycol, Citric Acid, Xanthan Gum.