La Rosée Anti-Blemish Cleansing Gel Refill, 400ml
La Rosée Anti-Blemish Cleansing Gel Refill me zink dhe acide organike frutash është një xhel pastrues i formuluar për lëkurën mikse, të yndyrshme dhe me tendencë ndaj papërsosmërive, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme. Formula pastron butësisht lëkurën nga papastërtitë, mbetjet e make-up-it dhe ndotja, ndërsa ndihmon në rregullimin e sebumit të tepërt, purifikimin e poreve dhe reduktimin e papërsosmërive.
Kombinimi i zinkut, acideve organike të frutave (AHA) dhe glukonolaktonit ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe në reduktimin gradual të shenjave pas akneve. Pas përdorimit, lëkura ndihet e pastër, e lëmuar dhe më e ekuilibruar, me një pamje më të freskët dhe mat.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Zink PCA –> Purifikon lëkurën dhe ndihmon në rregullimin e sebumit të tepërt.
- Ekstrakt organik i grejpfrutit korsikan (AHA) –> Eksfolion butësisht dhe ndihmon në zbutjen e teksturës së lëkurës.
- Glukonolakton –> Eksfolion butësisht dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe rinovimit të lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e papërsosmërive dhe në parandalimin e shfaqjes së të rejave me përdorim të rregullt.
- Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt, duke kontribuar në një pamje më mat dhe të ekuilibruar të lëkurës.
- Ndihmon në përmirësimin e pamjes së poreve dhe në rafinimin e teksturës së lëkurës.
- Ndihmon në zbutjen e shenjave pas akneve, për një pamje më të njëtrajtshme të lëkurës.
- Ofron pastrim të butë, duke e lënë lëkurën të freskët, të pastër dhe të rehatshme.
- Pa sulfate, pa sapun dhe pa alkool, jo-komedogjen dhe me 99% përbërës me origjinë natyrale.
- I përshtatshëm për përdorim nga adoleshentët nga mosha 8 vjeç, meshkujt dhe gratë shtatzëna.
- Vjen në formatin refill, për rimbushje.
La Rosée Anti-Blemish Cleansing Gel është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë mikse dhe/ose të yndyrshme me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
La Rosée Anti-Blemish Cleansing Gel rekomandohet të përdoret 1 deri në 2 herë në ditë, kryesisht në mëngjes dhe në mbrëmje.
Aplikoni një sasi të vogël të xhelit pastrues në duar të lagura, krijoni një shkumë të butë dhe masazhojeni butësisht në fytyrë, më pas shpëlajeni mire me ujë të bollshëm dhe të vakët.
Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti me sytë, shpëlajini menjëherë dhe tërësisht me ujë.
Ingredients; Aqua (Water), Glycerin, Decyl Glucoside, Lauryl Glucoside, Gluconolactone, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Zinc PCA, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Citric Acid, Xanthan Gum, Acacia Senegal Gum, Parfum (Fragrance), Sodium Hydroxide, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate.