DERMOKOZMETIKA

La Rosée Baby Moisturizing Cream, 200ml

Krem hidratues me teksturë të butë me gjalpë shea organik dhe aloe vera, i formuluar për të ushqyer, qetësuar dhe mbrojtur butësisht lëkurën e ndjeshme dhe delikate të bebeve.
In stock
SKU
LaRosée36
Special Price 1 360 Lekë Regular Price 1 700 Lekë
-20%

La Rosée Baby Moisturizing Cream është një krem hidratues për fytyrën dhe trupin, i formuluar për kujdesin e përditshëm të lëkurës së ndjeshme dhe delikate të bebeve, që nga lindja. Formula e tij me gjalpë shea organik dhe aloe vera ushqen dhe qetëson lëkurën, ndërsa lipidet e gjalpit shea, vajrat bimore dhe dyllërat natyralë ndihmojnë në përmirësimin e filmit hidrolipidik, barrierës natyrore mbrojtëse të lëkurës.

Me 98% përbërës me origjinë natyrore, kremi ka një teksturë të pasur dhe kremoze që përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e lënë lëkurën të butë, të hidratuar dhe me aromë delikate. Formula është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik, si edhe gjithashtu është një formulë hipoalergjike dhe pa përbërës irritues.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Gjalpë shea organik –> Ushqen dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e butësisë dhe komfortit të saj.
  • Aloe vera organike –> Zbut dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, ndërsa kontribuon në forcimin e filmit hidrolipidik. 
  • Glicerinë bimore –> Ka veti hidratuese dhe zbutëse, duke ndihmuar në ruajtjen e lagështisë së lëkurës. 
  • Vaj ricini –> Ushqen, zbut dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. 
  • Vaj ulliri i virgjër –> Ushqen dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës. 
  • Vitaminë E –> Ka veprim antioksidues dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës. 
  • Esteret e jojobës –> Ndihmojnë në hidratimin, qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës. 
  • Dyll blete –> Ndihmon në rigjenerimin, ushqyerjen dhe mbrojtjen e lëkurës. 
  • Dyll karnaube –> Ndihmon në mbrojtjen dhe ruajtjen e butësisë së lëkurës. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit të lëkurës deri në 8 orë.
  2. Gjalpi shea dhe vajrat bimore ndihmojnë në ruajtjen e butësisë dhe elasticitetit të lëkurës. 
  3. Përmirëson dhe ndihmon në forcimin dhe mbrojtjen e filmit hidrolipidik të lëkurës. 
  4. Tekstura kremoze përthithet lehtësisht pa lënë ndjesi ngjitëse. 
  5. Formula është testuar nën kontroll dermatologjik dhe pediatrik.

La Rosée Baby Moisturizing Cream është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurën delikate dhe të ndjeshme të bebeve që nga lindja.

Aplikojeni kremin në të gjithë fytyrën dhe trupin me një masazh të butë. Veçanërisht e rekomanduar për zonat e thata dhe ato të ekspozuara ndaj ndryshimeve të temperaturës.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 200 ml.

Ingredients; Aqua (Water), Propanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glycerin, Polyglyceryl-6 Distearate, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pentylene Glycol, Tocopheryl Acetate, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Jojoba Esters, Polyglyceryl-3 Beeswax, Copernicia Cerifera Cera (Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax), Sodium Polyacrylate, Perfume (Fragrance), Hydrogenated Castor Oil, Caprylyl Glycol, Potassium Cetyl Phosphate, Cetyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Citric Acid.

Back to Top