DERMOKOZMETIKA

La Rosée Cleansing Shower Oil, 400ml

Vaj larës i butë për fytyrën dhe trupin, i pasur me vaj organik të farave të lulediellit, që pastron butësisht dhe ndihmon në ushqyerjen e mbrojtjen e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
In stock
SKU
LaRosée15
Special Price 1 840 Lekë Regular Price 2 300 Lekë
-20%

La Rosée Cleansing Shower Oil with organic sunflower seed oil është një vaj larës për fytyrën dhe trupin, i pasur me vaj organik të farave të lulediellit, i cili pastron butësisht lëkurën duke ndihmuar në ushqyerjen, mbrojtjen dhe ruajtjen e barrierës së saj natyrale. Formula në formën e një emulsioni vaj në ujë, e kombinuar me surfaktantë të butë, ndihmon në pastrimin delikat të lëkurës pa e agresuar, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurën e ndjeshme.

Përmbajtja e lartë e vajit organik të farave të lulediellit ndihmon në furnizimin e lëkurës me lipide dhe në forcimin e filmit hidrolipidik, duke kontribuar në ruajtjen e ujit në epidermë dhe në mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm. Pas përdorimit, lëkura ndihet e butë, elastike dhe e ushqyer, ndërsa filmi i lehtë lipidik që mbetet në sipërfaqe nuk lë ndjesi të yndyrshme dhe i jep lëkurës një prekje të butë dhe të mëndafshtë.

Përbërës kryesor i formulimit dhe vetitë e tij janë:

  • Vaj organik i farave të lulediellit (Helianthus Annuus Seed Oil)-> I pasur me lipide, ndihmon në rimbushjen lipidike të lëkurës, forcimin e filmit hidrolipidik dhe ruajtjen e butësisë e hidratimit të saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. Pastron butësisht lëkurën, pa e agresuar apo dëmtuar atë.
  2. Ndihmon në ruajtjen e barrierës mbrojtëse dhe të ekuilibrit natyral të lëkurës. 
  3. Ushqen dhe zbut lëkurën, duke e lënë më të butë dhe elastike pas përdorimit. 
  4. Ndihmon në ruajtjen e hidratimit duke kontribuar në forcimin e filmit hidrolipidik. 
  5. Lë një film të lehtë mbrojtës, pa ndjesi të yndyrshme, për një lëkurë të butë dhe të mëndafshtë. 
  6. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

La Rosée Cleansing Shower Oil është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Mjaftojnë dy shtypje për të krijuar një shkumë delikate për larjen e fytyrës dhe trupit. Emulsifikohet mirë me ujë derisa të shndërrohet në shkumë kremoze dhe në përfundim shpëlajeni mire lëkurën me ujë të bollshëm.

Mund ta përdorni edhe me një dorezë dushi për të krijuar shkumë më shpejt dhe për një përvojë më intensive pastrimi.

Shmangni kontaktin me sytë.

Shishe me pompë, 400 ml.

Ingredients; Laureth-4, Mipa-Laureth Sulfate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cocamide Dea, Caprylic/Capric Triglyceride, Perfume (Fragrance), Tocopheryl Acetate, Aqua (Water), Ci 14700 (Red 4).

Back to Top