DERMOKOZMETIKA

La Rosée Moisturizing Body Cream, 200ml

Krem hidratues dhe ushqyes për trupin, i formuluar me gjalpë organik shea, që ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse natyrore të lëkurës dhe në ruajtjen e hidratimit të saj, duke e lënë atë të butë dhe të rehatshme.
In stock
SKU
LaRosée18
Special Price 1 760 Lekë Regular Price 2 200 Lekë
-20%

La Rosée Moisturizing Body Cream është një krem hidratues dhe ushqyes për trupin, i formuluar me gjalpë organik shea dhe glicerinë bimore, që ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të filmit hidrolipidik dhe në ruajtjen e barrierës natyrore mbrojtëse të lëkurës. Formula e pasur ndihmon në ushqyerjen, zbutjen dhe qetësimin e lëkurës, duke kontribuar në reduktimin e ndjesisë së thatësisë dhe tendosjes dhe duke e lënë lëkurën më të hidratuar dhe të rehatshme.

Tekstura kremoze, jo e yndyrshme dhe jo ngjitëse përthithet lehtësisht, ndërsa aroma delikate e luleve të portokallit dhe trëndafilit ofron një ndjesi të këndshme gjatë përdorimit. Me 96% përbërës me origjinë natyrore, formula është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, dhe mund të përdoret në rutinën e përditshme të kujdesit për trupin, si edhe për duart dhe këmbët.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Gjalpë organik shea-> Ushqen, zbut dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës, duke kontribuar në rikthimin e komfortit të saj.
  • Glicerinë bimore-> Hidraton lëkurën duke ndihmuar në ruajtjen e ujit në epidermë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Hidraton intensivisht lëkurën, duke ndihmuar në ruajtjen e ujit në epidermë.
  2. Ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse dhe në ruajtjen e ekuilibrit të filmit hidrolipidik. 
  3. Zbut dhe ushqen lëkurën, duke ndihmuar në përmirësimin e ndjesisë së thatësisë dhe tendosjes. 
  4. Përthithet pa lënë ndjesi të yndyrshme ose ngjitëse, duke ofruar komfort gjatë dhe pas aplikimit. 
  5. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm, për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

La Rosée Moisturizing Body Cream është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni kremin çdo ditë në lëkurë të pastër dhe të thatë dhe masazhojeni butësisht derisa të përthithet plotësisht.

Për lëkurë shumë të thatë dhe me strija, mund të përzieni disa pika të vajit ushqyes La Rosée me një sasi të vogël të kremit dhe ta masazhoni mirë në zonën e dëshiruar.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Tubet, 200 ml.

Ingredients; Aqua (Water), Glycerin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Stearate, Undecane, Cetyl Alcohol, Tridecane, Tocopheryl Acetate, Chondrus Crispus Extract, Tocopherol, Carbomer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Caprylyl Glycol, Perfume (Fragrance), Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Sodium Hydroxide, Sodium Benzoate, Dehydroacetic Acid, Benzyl Alcohol, Citronellol, And Geraniol.

Back to Top