DERMOKOZMETIKA

La Rosée Nourishing Lip Balm Refill, 4.5g

Rimbushja e balsamit ushqyes për buzët me gjalpë organik shea, e krijuar për të zëvendësuar produktin e përfunduar dhe për të ndihmuar në ushqyerjen, zbutjen dhe mbrojtjen e buzëve të thata, të çara dhe të ndjeshme.
In stock
SKU
LaRosée23
Special Price 680 Lekë Regular Price 850 Lekë
-20%

La Rosée Nourishing Lip Balm Refill është rimbushja e balsamit ushqyes për buzët, e formuluar për t’i dhënë një jetë të dytë produktit origjinal dhe për të reduktuar përdorimin e plastikës me 65%. Formula me 10 përbërës kombinon gjalpin organik shea dhe vajin e ricinit, të cilët ushqejnë dhe ndihmojnë në forcimin e filmit mbrojtës të lëkurës, me dyllrat e kandelilës dhe karnaubës që krijojnë një shtresë mbrojtëse mbi buzë.

Tekstura kremoze, ushqyese dhe jo ngjitëse është e përshtatshme për përdorim të përditshëm, veçanërisht për buzët që janë të prirura ndaj tharjes dhe ekspozohen ndaj faktorëve të jashtëm. Formati Refill mundëson zëvendësimin e balsamit të përfunduar pa zëvendësuar të gjithë produktin, duke ofruar një alternativë më praktike dhe më të qëndrueshme për kujdesin e përditshëm të buzëve.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Gjalpë organik shea-> Ushqen dhe ndihmon në riparimin e buzëve. 
  • Vaj ricini-> Ushqen dhe zbut buzët, duke ndihmuar në kujdesin ndaj tyre.
  • Dyll bimor kandelile-> Mbron dhe zbut buzët, duke formuar një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e tyre. 
  • Dyll bimor karnaube-> Mbron dhe zbut buzët, duke kontribuar në ruajtjen e butësisë së tyre.
  • Vitaminë E (tokoferol)-> Ka veti antioksiduese dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në ushqyerjen dhe zbutjen e buzëve, duke i lënë më të buta dhe më të rehatshme.
  2. Kontribuon në mbrojtjen e buzëve nga faktorët e jashtëm, falë shtresës mbrojtëse të krijuar nga dyllrat bimorë. 
  3. Ndihmon në kujdesin e buzëve të thata dhe të dëmtuara, duke kontribuar në rikthimin e butësisë së -tyre. 
  4. Ofron mbështetje antioksiduese, falë vitaminës E në formulë. 
  5. Formati refill mundëson zëvendësimin e produktit të përfunduar, duke lejuar ripërdorimin e ambalazhit të jashtëm.

La Rosée Nourishing Lip Balm është i përshtatshëm për përdorim në buzë të thata, të çara dhe të ndjeshme.

Kur rimbushja e përdorur të ketë përfunduar, tërhiqeni butësisht nga pjesa e sipërme e balsamit për ta hequr; më pas vendosni rimbushjen e re në tub dhe shtypeni lehtë derisa të fiksohet. Balsami është gati për përdorim përsëri.

Aplikoni La Rosée Nourishing Lip Balm në buzë dhe përsëriteni aplikimin gjatë ditës, sa herë që të jetë e nevojshme.

Stick, 4.5 g.

Ingredients; Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Coco-Caprylate/Caprate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, C10-18 Triglycerides, Octyldodecanol, Zea Mays (Corn) Starch, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, And Tocopherol.

Back to Top