DERMOKOZMETIKA

La Rosée Nourishing Shampoo Refill, 400ml

Rimbushja e shampos ushqyese me keratinë bimore dhe proteina gruri, e cila pastron butësisht, ushqen dhe ndihmon në rikthimin e butësisë, elasticitetit dhe shkëlqimit të flokëve të thatë dhe/ose shumë të thatë.
In stock
SKU
LaRosée30
Special Price 1 760 Lekë Regular Price 2 200 Lekë
-20%

La Rosée Nourishing Shampoo Refill është një shampo ushqyese për flokë të thatë deri në shumë të thatë, e formuluar me përbërës me origjinë natyrale që ndihmojnë në pastrimin e butë, ushqimin dhe forcimin e fibrës së flokut pa e rënduar atë. Formula e pasur me gështenjë organike, keratinë bimore të ricikluar dhe uthull organike mjedre ndihmon në zbutjen dhe mbrojtjen e fibrës së flokut, në reduktimin e këputjes dhe majave të dyfishta, si dhe në ruajtjen e lagështisë dhe shkëlqimit natyral të flokëve.

Tekstura e pasur dhe kremoze krijon një shkumë të butë me aromë të këndshme kokosi, ndërsa formula pa sulfate, silikone dhe ngjyrues është e përshtatshme për përdorim të përditshëm. Pas përdorimit, flokët ndihen më të butë, më të lëmuar, më elastikë dhe më të fortë, me një pamje më të shëndetshme dhe më të shkëlqyeshme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Keratina bimore e ricikluar-> Ndihmon në forcimin, zbutjen dhe mbrojtjen e fibrës së flokut, duke përmirësuar rezistencën e saj dhe duke e bërë flokun më pak të prirur ndaj këputjes.
  • Ekstrakt gështenje organike -> Ndihmon në riparimin e flokëve të dëmtuar dhe në lëmimin e fibrës së flokut, ndërsa kontribuon në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojtjen e saj nga dëmtimet mekanike. 
  • Uthull organike e mjedrës -> Ndihmon në neutralizimin e mbetjeve nga uji dhe në lëmimin e mbylljen e kutikulës së flokut, duke kontribuar në një shkëlqim më të dukshëm. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ushqen intensivisht flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke i lënë më të butë dhe më elastikë.
  2. Ndihmon në forcimin e fibrës së flokut dhe në reduktimin e këputjes. 
  3. Ndihmon në mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet mekanike të shkaktuara nga tharja, krehja dhe stilimi me nxehtësi. 
  4. Ndihmon në reduktimin e majave të dyfishta dhe përmirëson pamjen e majave të dëmtuara. 
  5. I jep flokëve një pamje më të lëmuar dhe me më shumë shkëlqim, pa i rënduar. 
  6. Formati Refill mundëson rimbushjen e produktit, duke shmangur zëvendësimin e të gjithë ambalazhit.

La Rosée Nourishing Shampoo është e përshtatshme për përdorim në flokë të thatë dhe/ose shumë të thatë, të dëmtuar ose të brishtë dhe të prirur ndaj këputjes.

Aplikojeni shampon në flokë të lagur 2–3 herë në javë, masazhojeni butësisht derisa të krijohet shkumë dhe më pas shpëlajeni mirë me ujë të vakët dhe të bollshëm.

Shmangni kontaktin me sytë. Në rast kontakti me sytë, shpëlajini menjëherë me ujë të pastër.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Refill, 400 ml.

Ingredients; Aqua (Water), Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Decyl Glucoside, Betaine, Parfum (Fragrance), Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Levulinic Acid, Coco-Glucoside, Glyceryl Oleate, Lauroyl Lysine, Sodium Benzoate, Sodium Levulinate, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Xanthan Gum, Sodium Chloride, Citric Acid, Sodium Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Tropolone, Tocopherol, Hydrogenated Palm Glycerides Citrate.

Back to Top