La Rosée Purifying Anti-Blemish Serum, 30ml
La Rosée Purifying Anti-Blemish Serum me zink dhe acide organike frutash është një serum purifikues i formuluar për lëkurën mikse në të yndyrshme me tendencë akneike, i cili ndihmon në reduktimin e puçrrave, pikave të zeza dhe sebumit të tepërt.
Formula e tij kombinon zinkun, acidet organike të frutave, acidin suksinik, bakuchiol-in dhe ekstraktin e shelgut të zi, të cilët ndihmojnë në purifikimin e lëkurës, eksfolimin e butë, përmirësimin e pamjes së poreve dhe reduktimin gradual të shenjave pas akneve. Serumi ndihmon gjithashtu në qetësimin e lëkurës dhe në ruajtjen e ekuilibrit të saj, duke e lënë më të pastër, më të lëmuar, më të njëtrajtshme dhe me pamje më mat.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Zink PCA –> Purifikon dhe ndihmon në riekuilibrimin e lëkurës.
- Acide organike frutash –> Eksfoliojnë butësisht, zbusin lëkurën dhe ndihmojnë në reduktimin e shenjave pas akneve.
- Bakuchiol –> Mbron lëkurën dhe përmirëson rinovimin qelizor.
- Ekstrakt i shelgut të zi –> Ndihmon në eksfolimin dhe purifikimin e lëkurës.
- Bisabolol organik –> Qetëson dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës.
- Acid suksinik –> Eksfolion butësisht dhe ndihmon në qetësimin e lëkurës.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ndihmon në reduktimin e akneve dhe në parandalimin e shfaqjes së të rejave.
- Kontrollon shkëlqimin e tepërt dhe ndihmon në ruajtjen e një pamje mat gjatë ditës.
- Ndihmon në pastrimin dhe rafinimin e poreve, duke përmirësuar pamjen e teksturës së lëkurës.
- Zbut shenjat pas akneve dhe kontribuon në një pamje më të njëtrajtshme të lëkurës.
- Qetëson lëkurën e ndjeshme dhe ndihmon në rikthimin e ekuilibrit të saj.
La Rosée Purifying Anti-Blemish Serum është i përshtatshëm për përdorim në lëkurë mikse dhe/ose të yndyrshme me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikoni 2–3 pika serum në lëkurën e pastër dhe të thatë të fytyrës, mëngjes dhe mbrëmje, përpara kremit hidratues që përdorni zakonisht. Mund të përdoret në fytyrë, qafë, dekolte ose shpinë sipas nevojës.
Shmangni zonën e syve.
Flakon me pikatore, 30 ml.
Ingredients; Aqua (Water), Propanediol, Glycerin, Arginine, Zinc PCA, Succinic Acid, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Bakuchiol, Prunus Persica (Peach) Leaf Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Bisabolol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Hydroxyacetophenone, Sodium Carboxymethyl Starch, Xanthan Gum, Parfum (Fragrance), Acacia Senegal Gum.