DERMOKOZMETIKA

La Rosée Purifying Shampoo Refill, 400ml

Rimbushja e shampos pastruese me keratinë bimore dhe citron organik, e formuluar për të pastruar në mënyrë efektive skalpin dhe flokët, duke ndihmuar në eliminimin e yndyrës së tepërt dhe papastërtive pa i rënduar flokët.
In stock
SKU
LaRosée29
Special Price 1 760 Lekë Regular Price 2 200 Lekë
-20%

La Rosée Purifying Shampoo Refill është rimbushja e shampos pastruese e formuluar për skalpet e yndyrshme dhe flokët që yndyrosen shpejt, duke ndihmuar në pastrimin e papastërtive, rregullimin e yndyrës së tepërt dhe ruajtjen e ekuilibrit natyral të skalpit.

Formula me 99% përbërës me origjinë natyrore, pa sulfate, silikone dhe ngjyrues, përmban citron organik korsikan, të pasur me acide frutore, që ndihmon në pastrimin dhe purifikimin e skalpit dhe në ruajtjen e freskisë së flokëve për më gjatë. Keratina bimore e ricikluar, e pasur me proteina, ndihmon në forcimin e fibrës së flokut, përmirësimin e strukturës së saj dhe mbrojtjen ndaj faktorëve të jashtëm, ndërsa uthulla organike e mjedrës ndihmon në lëmimin e kutikulës dhe në largimin e mbetjeve të shkaktuara nga uji i fortë, duke kontribuar në shkëlqimin e flokëve.

Tensioaktivët e butë, pa sulfate, pastrojnë në mënyrë efektive pa e tharë flokun dhe ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të skalpit. Shampoja ndihmon gjithashtu në reduktimin e shfaqjes së zbokthit dhe largimin e tij. Pas përdorimit, flokët ndihen të pastër, të freskët dhe më të lehtë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Citron organik korsikan-> I pasur me acide frutore, ndihmon në pastrimin dhe purifikimin e skalpit, veçanërisht në skalpet e yndyrshme, dhe kontribuon në ruajtjen e freskisë së flokëve për më gjatë.
  • Keratina bimore e ricikluar-> E pasur me proteina, ndihmon në forcimin e fibrës së flokut nga brenda dhe në mbrojtjen e saj nga faktorët e jashtëm. Pesha e ulët molekulare e saj mundëson depërtimin më të thellë në fibrën e flokut, duke ndihmuar në përmirësimin e strukturës dhe në reduktimin e këputjes. 
  • Uthull organike e mjedrës-> Falë pH-së acidike, ndihmon në lëmimin dhe mbylljen e kutikulës së flokut dhe në largimin e mbetjeve minerale të shkaktuara nga uji i fortë. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt, duke e mbajtur skalpin më të freskët dhe flokët të pastër për një kohë më gjatë.
  2. Ndihmon në reduktimin e shfaqjes së zbokthit, duke favorizuar pastrimin dhe largimin e tij. 
  3. Forcon fibrën e flokut dhe ndihmon në reduktimin e këputjes, për flokë më rezistentë. 
  4. Përmirëson pamjen dhe shkëlqimin e flokëve, duke ndihmuar në lëmimin e kutikulës dhe largimin e mbetjeve minerale. 
  5. Formati Refill mundëson rimbushjen e produktit, duke shmangur zëvendësimin e të gjithë ambalazhit.

La Rosée Purifying Shampoo është e përshtatshme për përdorim në skalp dhe flokë të yndyrshëm, përfshirë edhe skalpin e ndjeshëm.

Aplikoni shampon në flokë të lagur, masazhoni butësisht skalpin për të stimuluar qarkullimin, shkumëzoni dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Mund të përdoret 3-4 herë gjatë javës.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Refill, 400 ml.

Ingredients; Aqua (Water), Cocamidopropyl Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Decyl Glucoside, Parfum (Fragrance), Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Pyrus Malus Fruit Extract, Zinc Pca, Urtica Dioica Leaf Extract, Betaine, Levulinic Acid, Coco-Glucoside, Glyceryl Oleate, Sodium Benzoate, Sodium Levulinate, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Maltodextrin, Sodium Chloride, Citric Acid, Sodium Hydroxide, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Hydrogenated Palm Glycerides Citrate.

Back to Top