DERMOKOZMETIKA

La Rosée Refill Hydrating Detangling Conditioner, 200ml

Rimbushja e maskës ushqyese dhe hidratuese për flokët, e formuluar me keratinë bimore dhe mëllagë organike, që ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe lehtësimin e krehjes pa i rënduar flokët, duke ofruar një mënyrë praktike për të rimbushur paketimin dhe për të reduktuar përdorimin e ambalazhit të ri.
In stock
SKU
LaRosée32
Special Price 1 160 Lekë Regular Price 1 450 Lekë
-20%

La Rosée Refill Hydrating Detangling Conditioner është një rimbushje e maskës ushqyese dhe hidratuese, e formuluar me 99% përbërës me origjinë natyrore, keratinë bimore dhe mëllagë organike, që ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe lehtësimin e krehjes pa i rënduar flokët. Agjenti zgjidhës i përftuar nga panxhari i sheqerit nëpërmjet upcycling, ndihmon në çlirimin e flokëve nga ngatërrimet dhe në lëmimin e fibrës së flokut, duke e bërë stilimin më të lehtë, ndërsa mëllaga organike ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe në reduktimin e ndjesisë së ashpërsisë dhe brishtësisë.

Formula është pa silikone dhe pa ngjyrues dhe është e biodegradueshme, ndërsa përdorimi i saj ndihmon në përmirësimin e butësisë dhe shkëlqimit të flokëve. Formati Refill është krijuar për të rimbushur paketimin e produktit, duke mundësuar ripërdorimin e tij dhe reduktimin e nevojës për një paketim të ri.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Keratinë bimore -> Ndihmon në zbutjen, forcimin dhe mbrojtjen e fibrës së flokut.
  • Ekstrakt i rrënjës së mëllagës organike-> Ndihmon në lëmimin e sipërfaqes së fibrës së flokut dhe në reduktimin e dukshëm të dëmtimeve dhe ashpërsisë, duke i lënë flokët më të fortë, shumë të butë dhe me shkëlqim. 
  • Agjent zgjidhës i përftuar nga upcycling-> Ndihmon në çlirimin e flokëve nga ngatërrimet në mënyrë të butë dhe efektive, duke veshur dhe lëmuar fibrën e flokut për të lehtësuar krehjen dhe stilimin. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  • Lehtëson krehjen dhe stilimin, duke i bërë flokët më të menaxhueshëm.
  • Ndihmon në ruajtjen e hidratimit, për flokë më të butë dhe më të rehatshëm në prekje. 
  • Përmirëson butësinë dhe shkëlqimin e flokëve. 
  • Ndihmon në reduktimin e ashpërsisë dhe brishtësisë, për një pamje më të shëndetshme të flokëve. 
  • Formati Refill mundëson rimbushjen e paketimit, duke favorizuar ripërdorimin dhe reduktimin e ambalazhit të ri.

La Rosée Hydrating Detangling Conditioner është i përshtatshëm për përdorim të shpeshtë, për të gjitha llojet e flokëve dhe për të gjithë familjen, përfshirë edhe fëmijë nga mosha 3 vjeç.

Pas larjes me shampo, aplikojeni maskën në flokë të tharë lehtë me peshqir, duke e shpërndarë nga gjatësia e mesme deri te majat. Lëreni të veprojë për 1 minutë, më pas shpëlajeni tërësisht me ujë të bollshëm.

Për rezultate optimale, shtrydhni butësisht ujin e tepërt nga flokët përpara aplikimit dhe aplikojeni produktin vetëm në gjatësinë e mesme dhe në maja.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Vazo, 200 ml.

Ingredients; Aqua (Water), Cetearyl Alcohol, Glycerin, Distearoylethyl Dimonium Chloride, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Parfum (Fragrance), Caesalpinia Spinosa Gum, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Fruit Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Sodium Benzoate, Citric Acid, Levulinic Acid, Sodium Levulinate, Zea Mays (Corn) Starch, Gluconolactone, Potassium Sorbate, Polyglyceryl-4 Caprate, Tocopherol, Xanthan Gum, Sodium Hydroxide, Calcium Gluconate.

Back to Top