DERMOKOZMETIKA

La Rosée Refillable Anti-Blemish Tinted Concealer Stick, 5.5g

Korrektor me ngjyrë në format stick, me 100% përbërës me origjinë natyrale, i formuluar kamufluar, purifikuar dhe reduktuar papërsosmëritë e lëkurës mikse dhe/ose të yndyrshme me tendencë akneike.
In stock
SKU
LaRosée14
Special Price 1 280 Lekë Regular Price 1 600 Lekë
-20%

La Rosée Refillable Anti-Blemish Tinted Concealer Stick me zink është një produkt hibrid për kujdesin e lëkurës dhe make-up-in, i formulur për të kamufluar dhe korrigjuar papërsosmëritë në lëkurën e yndyrshme dhe me tendencë akneike, ndërsa ndihmon në purifikimin e zonave të prekura. Formula me 100% përbërës me origjinë natyrale ofron një teksturë kremoze me nuancë bezhë dhe përfundim mat, e cila përhapet lehtësisht dhe siguron mbulim afatgjatë pa u grumbulluar në pore.

Zinku ndihmon në reduktimin e sebumit të tepërt, ndërsa ekstrakti i rrënjës së jamballit kontribuon në qetësimin e skuqjes dhe inflamacionit, duke e bërë produktin të përshtatshëm edhe për lëkurën e ndjeshme dhe me tendencë ndaj papërsosmërive. Korrektori është jo-komedogjen, pa aromë dhe vegan.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Zink PCA –> Purifikon lëkurën dhe ndihmon në rregullimin e sebumit të tepërt.
  • Ekstrakt organik i rrënjës së jamballit –> Qetëson lëkurën dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes.
  • Vaj organik i farave të lulediellit –> Ushqen, zbut dhe ndihmon në mbrojtjen e barrierës së lëkurës.
  • Gjalpë shea –> Ushqen dhe zbut lëkurën, duke kontribuar në një ndjesi komforti. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Kamuflon shpejt papërsosmëritë dhe skuqjet, duke ofruar një pamje më të njëtrajtshme të lëkurës.
  2. Ndihmon në reduktimin e dukshmërisë së puçrrave, pa rënduar lëkurën. 
  3. Kontrollon shkëlqimin e tepërt dhe ndihmon në ruajtjen e një përfundimi mat gjatë ditës. 
  4. Qetëson zonat e sensibilizuara, duke ndihmuar në reduktimin e skuqjes. 
  5. Teksturë kremoze dhe mbulim afatgjatë, e përshtatshme për përdorim të përditshëm.

La Rosée Refillable Anti-Blemish Tinted Concealer Stick është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në lëkurë mikse dhe/ose të yndyrshme me tendencë akneike, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikoni në mëngjes në zonën e prekur dhe, nëse është e nevojshme, riaplikojeni gjatë ditës.

Përziejeni me gishta të pastër ose me një furçë të vogël. Përdoreni mbi ose nën grim sipas dëshirës.

Stick, 5.5 g.

Ingredients; Coco-Caprylate/Caprate, CI 77891 (Titanium Dioxide), Caprylic/Capric Triglyceride, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Zea Mays (Corn) Starch, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter, C10-18 Triglycerides, CI 77492 (Iron Oxides), Polyhydroxystearic Acid, Zinc PCA, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Tocopherol, Glycyrrhetinic Acid, CI 77491 (Iron Oxides), CI 77499 (Iron Oxides).

Back to Top