DERMOKOZMETIKA

La Rosée Refillable Fresh Deodorant, 50ml

Deodorant i rimbushshëm me probiotikë, i formuluar për të neutralizuar në mënyrë efektive aromat e pakëndshme dhe për të përthithur djersën si një sfungjer, duke respektuar mikrobiomën e lëkurës.
In stock
SKU
LaRosée26
Special Price 1 160 Lekë Regular Price 1 450 Lekë
-20%

La Rosée Refillable Fresh Deodorant është një deodorant i rimbushshëm, vegan dhe 99% me origjinë natyrore, i formuluar pa kripëra alumini dhe pa alkool për të ndihmuar në neutralizimin e aromave të pakëndshme dhe përthithjen e djersës, duke respektuar mikrobiomën natyrale të lëkurës.

Formula kombinon probiotikët (Lactobacillus), të cilët ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikroflorës së lëkurës, me pudrën Diatomaceous, e cila ndihmon në përthithjen e djersës pa bllokuar procesin natyral të djersitjes, ndërsa glicerina bimore ndihmon në hidratimin, zbutjen dhe mbrojtjen e lëkurës së sqetullave. Tekstura e butë, hidratuese dhe jo ngjitëse përthithet shpejt, nuk lë njolla të bardha dhe ofron një ndjesi freskie dhe komforti gjatë gjithë ditës, me një aromë të freskët. Formati i rimbushshëm mundëson zëvendësimin e produktit të përfunduar, duke e bërë përdorimin praktik për përditshmëri.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Probiotikë (Lactobacillus)-> Ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikroflorës së lëkurës dhe në neutralizimin e aromave të pakëndshme.
  • Pudra Diatomaceous-> Përthith djersën në mënyrë efektive, duke ndihmuar në mbajtjen e lëkurës më të thatë pa bllokuar djersitjen natyrale. 
  • Glicerinë bimore-> Hidraton dhe zbut lëkurën, duke ndihmuar gjithashtu në mbrojtjen e saj. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë: 

  1. Ndihmon në neutralizimin e aromave të pakëndshme, duke ruajtur freskinë gjatë ditës.
  2. Përthith djersën pa bllokuar djersitjen natyrale, duke ndihmuar në ruajtjen e komfortit të lëkurës. 
  3. Respekton ekuilibrin e mikrobiomës së lëkurës, falë përmbajtjes së probiotikëve. 
  4. Ndihmon në hidratimin dhe zbutjen e lëkurës së sqetullave, e cila është veçanërisht e ndjeshme. 
  5. Formati i rimbushshëm mundëson zëvendësimin e produktit të përfunduar, duke reduktuar nevojën për të zëvendësuar të gjithë ambalazhin.

La Rosée Fresh Deodorant është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm në të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme.

Aplikojeni deodorantin në lëkurë të pastër dhe të thatë, duke bërë një kalim para-mbrapa; kjo është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje gjatë gjithë ditës. Lëreni të thahet, pasi tekstura përthithet shpejt dhe nuk është ngjitëse.

Kur produkti të përfundojë, zëvendësojeni me rimbushjen e re.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, për gratë shtatzëna, adoleshentët dhe meshkujt, si dhe për të gjithë familjen duke përfshirë edhe fëmijët nga mosha 8 vjeç.

Shmangni kontaktin me sytë.

Vetëm për përdorim të jashtëm!

Stick, 50 ml.

Ingredients; Propylene Glycol, Glycerin, Aqua (Water), Sodium Stearate, Magnesium Hydroxide, Diatomaceous Earth, Perfume (Fragrance), Lactobacillus Ferment, Tocopherol, Magnesium Carbonate Hydroxide, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, And Sodium Hydroxide.

Back to Top