La Rosée Sun Milk SPF30, 150ml
La Rosée Sun Milk SPF30 është një qumësht mbrojtës diellor për fytyrën dhe trupin, i formuluar me vaj kajsie organike dhe filtra UV për mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB. Tekstura e tij ultra-fluide përhapet lehtësisht, përthithet shpejt dhe lë një përfundim transparent e jo ngjitës në lëkurë, ndërsa formula rezistente ndaj ujit është e përshtatshme për përdorim gjatë ekspozimit në diell.
Formula përmban vaj kajsie organike, i cili ndihmon në ushqyerjen dhe zbutjen e lëkurës, si dhe përbërës të tjerë me origjinë natyrore si ekstrakti i kokosit, aloe vera dhe vitamina E. Produkti është vegan, me origjinë natyrore dhe formulë të biodegradueshme, si edhe është gjithashtu i përshtathëm për përdorim nga gratë gjatë periudhës së shtatzënisë.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vaj kajsie organike i ricikluar –> Zbut dhe ushqen lëkurën, duke ndihmuar në rikthimin e filmit hidrolipidik dhe në ruajtjen e një pamje të ndritshme të nxirjes.
- Probiotikë (Lactobacillus) –> Ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira, si dhe në hidratimin dhe revitalizimin e saj.
- Ekstrakt kokosi –> Zbut dhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.
- Aloe vera organike –> Ndihmon në hidratimin, qetësimin dhe rigjenerimin e lëkurës.
- Vitamina E (Tocopherol) –> Ka veti antioksiduese dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira.
- Kompleksi i filtrave UV -> Siguron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke ndihmuar në mbrojtjen e lëkurës nga efektet e dëmshme të ekspozimit në diell.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Ofron mbrojtje me spektër të gjerë ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
- Formula rezistente ndaj ujit ndihmon në ruajtjen e mbrojtjes gjatë kontaktit me ujin.
- Tekstura ultra-fluide përhapet lehtësisht dhe lë një përfundim transparent e jo ngjitës.
- Vaji i kajsisë organike dhe përbërësit e tjerë ndihmojnë në ushqyerjen dhe zbutjen e lëkurës.
- I përshtatshëm veçanërisht për lëkurë të errët ose tashmë të nxirë.
La Rosée Sun Milk SPF30 është i përshtatshëm për përdorim veçanërisht në lëkurë të errët ose tashmë të nxirë.
Aplikoni një sasi të bollshme të mbrojtësit në fytyrë dhe trup 30 minuta përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni shpesh, çdo 2 orë dhe më shpesh nëse është e nevojshme, si dhe pas notit.
Shmangni kontaktin me rrobat menjëherë pas aplikimit.
Shmangni kontaktin me sytë.
Vetëm për përdorim të jashtëm!
Ingredients; Aqua (Water), Dicaprylyl Carbonate, Coco-Caprylate/Caprate, Propanediol, Decyl Oleate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Phenylbenzimidazole Sulfonic Acid, Cetearyl Glucoside, Lactobacillus, Potassium Cetyl Phosphate, Perfume (Fragrance), Triacontanyl PVP, Tocopherol, Cocos Nucifera (Coconut) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Glycerin, Hydrogenated Vegetable Glycerides Citrate, Xanthan Gum, Sorbitan Olivate, Ethylhexylglycerin, Sodium Hydroxide, Panthenol, Cetearyl Alcohol, Maltodextrin, And Citric Acid.