DERMOKOZMETIKA

La Rosée Tinted Nourishing Lip Balm, 4.5g

Balsam ushqyes me ngjyrë për buzët, i formuluar me gjalpë organik shea, që ndihmon në ushqyerjen, zbutjen dhe mbrojtjen e buzëve duke u dhënë atyre një nuancë të bukur ngjyrë mjedre.
In stock
SKU
LaRosée24
Special Price 1 040 Lekë Regular Price 1 300 Lekë
-20%

La Rosée Tinted Nourishing Lip Balm është një balsam ushqyes me ngjyrë për buzët, i formuluar me gjalpë organik shea, vaj ricini dhe dyllra bimorë, që ndihmojnë në ushqyerjen, zbutjen dhe mbrojtjen e lëkurës delikate të buzëve. Formula 100% me origjinë natyrore kombinon kujdesin ushqyes me një nuancë të lehtë dhe natyrale ngjyrë mjedre.

Gjalpi organik shea dhe vaji i ricinit ndihmojnë në forcimin e filmit mbrojtës të lëkurës, ndërsa dyllrat e kandelilës dhe karnaubës formojnë një shtresë mbrojtëse mbi buzë. Tekstura kremoze, ushqyese dhe jo ngjitëse është e përshtatshme për përdorim të përditshëm, duke i lënë buzët të buta, të ushqyera dhe me një ngjyrë delikate mjedre. 

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë: 

  • Gjalpë organik shea-> Ushqen dhe ndihmon në riparimin e buzëve.
  • Vaj ricini-> Ushqen, zbut dhe ndihmon në kujdesin ndaj buzëve të thata ose të dëmtuara. 
  • Dyll bimor kandelile-> Mbron dhe zbut buzët, duke formuar një shtresë mbrojtëse në sipërfaqen e tyre.
  • Dyll bimor karnaube-> Mbron dhe zbut buzët, duke kontribuar në ruajtjen e butësisë së tyre. 
  • Vitaminë E (tokoferol)-> Ofron veprim antioksidues dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës. 
  • Ngjyrues 100% natyral-> I jep balsamit nuancën karakteristike në ngjyrë mjedre. 

Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:

  1. Ushqen,zbut dhe hidraton buzët, duke ndihmuar në ruajtjen e butësisë dhe komfortit të tyre.
  2. Ndihmon në mbrojtjen e buzëve nga faktorët e jashtëm, falë filmit mbrojtës të krijuar nga dyllrat bimorë. 
  3. Ofron një nuancë të lehtë dhe natyrale ngjyrë mjedre, me mundësi për të ndërtuar intensitetin e ngjyrës sipas dëshirës. 
  4. Ofron mbështetje antioksiduese, falë vitaminës E në formulë. 
  5. Formulimi 100% me origjinë natyrore kombinon kujdesin ushqyes me një përfundim estetik natyral.

La Rosée Tinted Nourishing Lip Balm është i përshtatshëm për përdorim në buzë të thata, të çara dhe të ndjeshme.

Aplikoni balsamin në buzë dhe përsëriteni aplikimin gjatë ditës, sa herë që të jetë e nevojshme. Për një efekt natyral me ngjyrë, mund ta aplikoni edhe në faqe.

Kur produkti të përfundojë, hiqni butësisht rimbushjen e përdorur dhe vendosni rimbushjen e re në tub, duke e fiksuar në vend.

Stick, 4.5 g.

Ingredients; Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Coco-Caprylate/Caprate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, C10-18 Triglycerides, Octyldodecanol, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ci 75470 (Carmine), Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Tocopherol, Ci 77891 (Titanium Dioxide), Ci 77491 (Iron Oxides), And Ci 77499 (Iron Oxides).

↑
Back to Top