La Rosée Ultra-Mild Extra Rich Soap, 100g
La Rosée Ultra-Mild Extra Rich Soap është një sapun i ngurtë “surgras”, vegan dhe me më shumë se 98% përbërës me origjinë natyrore, i formuluar me vajra bimorë, gjalpë organik shea dhe glicerinë bimore për pastrimin e butë të fytyrës dhe trupit, veçanërisht të lëkurës së ndjeshme. Procesi i saponifikimit me vajra ulliri dhe kokosi, i kombinuar me përbërës ushqyes, ndihmon në pastrimin e lëkurës duke respektuar filmin e saj hidrolipidik dhe duke kontribuar në ruajtjen e butësisë dhe komfortit të saj.
Formula e pasur me gjalpë organik shea dhe glicerinë bimore ndihmon në ushqyerjen dhe mbrojtjen e lëkurës, ndërsa shkuma kremoze dhe aroma e freskët ofrojnë një përvojë të këndshme gjatë përdorimit. I testuar në lëkurë të ndjeshme nën kontroll dermatologjik, sapuni e lë lëkurën të pastër, të butë dhe me aromë delikate, ndërsa formula është pa vaj palme dhe e biodegradueshme.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
- Vaj organik ulliri i saponifikuar-> Ndihmon në ushqyerjen e lëkurës gjatë pastrimit dhe kontribuon në ruajtjen e butësisë së saj.
- Vaj organik kokosi i saponifikuar-> Ndihmon në ushqyerjen e lëkurës dhe siguron një pastrim të butë.
- Glicerinë bimore-> Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në ruajtjen e komfortit të saj gjatë dhe pas pastrimit.
- Gjalpë organik shea-> Ushqen dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës, duke kontribuar në respektimin e filmit të saj hidrolipidik.
Avantazhet e përdorimit të këtij produkti janë:
- Pastron butësisht fytyrën dhe trupin, duke respektuar nevojat e lëkurës së ndjeshme.
- Ndihmon në ruajtjen e filmit hidrolipidik, duke kufizuar ndjesinë e thatësisë dhe tendosjes pas pastrimit.
- Ushqen dhe zbut lëkurën, falë kombinimit të vajrave bimorë dhe gjalpit organik shea.
- Ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe të komfortit të lëkurës gjatë përdorimit të përditshëm.
- I përshtatshëm për përdorim në të gjitha llojet e lëkurës, përshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
La Rosée Ultra-Mild Extra Rich Soap është i përshtatshëm për pastrimin e përditshëm të fytyrës dhe trupit në të gjitha llojet e lëkurës, përshirë edhe lëkurën e ndjeshme.
Aplikohet mbi lëkurë të lagur, duke krijuar një shkumë të butë dhe kremoze. Në përfundim shpëlajeni lëkurën me ujë të bollshëm.
Shmangni kontaktin me sytë.
Ingredients; Sodium Olivate, Sodium Cocoate, Aqua (Water), Sodium Palmitate, Sodium Stearate, Perfume (Fragrance), Glycerin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Sodium Chloride, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Sodium Hydroxide, Benzyl Benzoate, Linalool, Alpha-Isoethyl Ionone, Citronellol, Coumarin, And Geraniol.