Lamberts A-Z Multivitamins x 20 Effervescent Tablets
Suplementi Lamberts A-Z Multivitamins është një multivitaminë gjithëpërfshirëse me një dozë në ditë, e formuluar posaçërisht për adoleshentët e moshës 14–18 vjeç, duke ofruar të gjithë mikro-përbërësit esencialë, shumë prej tyre në 100% të vlerës së rekomanduar ditore (NRV/RDA). Mund të përdoret gjatë periudhës së adoleshencës si suplement afatgjatë multivitaminik, ose nga të rriturit si formulë mirëmbajtjeje. Ai siguron një spektër të gjerë vitaminash dhe mineralesh për të mbështetur shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e organizmit.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:
Vitaminat
- Vitamina A: Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe ruajtjen e shikimit normal.
- Vitaminat e kompleksit B (B1, B2, B3, B5, B6, B12): Ndihmojnë funksionimin normal të sistemit nervor dhe metabolizmin energjetik.
- Vitamina C: Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.
- Vitamina D: Rrit përthithjen e kalciumit dhe kontribuon në ruajtjen e shëndetit të kockave.
- Vitamina K: E nevojshme për koagulimin normal të gjakut dhe mirëmbajtjen e kockave.
Mineralet dhe elementët gjurmë
- Hekuri: Kontribuon në prodhimin normal të hemoglobinës dhe transportin e oksigjenit.
- Jodi dhe Seleni: Mbështesin funksionin normal të tiroides dhe sistemin imunitar.
- Bakri: Kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor dhe ruajtjen e pigmentimit normal të flokëve dhe lëkurës.
- Magnezi: Ndihmon funksionimin normal të muskujve dhe reduktimin e lodhjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Forcon mbrojtjen antioksiduese dhe sistemin imunitar.
- Ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe ndjenjës së rraskapitjes.
- Kontribuon në metabolizmin normal të makronutrientëve (karbohidrate, yndyrna etj.).
- Suplementi vjen në formën e tabletave përshkumëzuese, duke e bërë më të thjeshtë dhe praktik marrjen e këtij suplementi, sidomos për ata persona që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave ose kapsulave.
Suplementi Lamberts A-Z Multivitamins & Minerals është i përshtatshëm të përdoret nga adoleshentë të moshës 14-18 vjeç ose nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 tabletë përshkumëzuese në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Tableta përshumëzuese të hidhet në një gotë me 200-300 ml ujë dhe prisni derisa të tretet plotësisht.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin A |
800 µg (2664 IU) | 100 % |
|
Vitamin E |
12 mg | 100 % |
|
Thiamin (Vitamin B1) |
1.1 mg | 100 % |
|
Niacin (Vitamin B3) |
16 mg | 100 % |
|
Folic Acid |
200 µg | 100 % |
|
Biotin |
50 µg | 100 % |
|
Vitamin K |
75 µg | 100 % |
|
Iron |
5 mg | 36 % |
|
Zinc |
5 mg | 33 % |
|
Molybdenum |
50 μg | 100 % |
|
Manganese |
2 mg | 100 % |
|
Chromium |
40 µg | 100 % |
|
Vitamin D |
5 µg (200 IU) | 100 % |
|
Vitamin C |
80 mg | 100 % |
|
Riboflavin (Vitamin B2) |
1.4 mg | 100 % |
|
Pyridoxine (Vitamin B6) |
1.4 mg | 100 % |
|
Vitamin B12 |
2.5 µg | 100 % |
|
Pantothenic Acid (Vitamin B5) |
6 mg | 100 % |
|
Calcium |
160 mg | 20 % |
|
Magnesium |
75 mg | 20 % |
|
Iodine |
150 µg | 100 % |
|
Selenium |
55 µg | 100 % |
Other Ingredients; Citric Acid, Acidity Regulators (Sodium Hydrogen Carbonate & Sodium Carbonate), Gelling Agent (Sorbitol), Inulin, Starch, Tricalcium Phosphate, Flavor, Sweetener (Sucralose).