Lamberts Artichoke Extract 7425mg x 180 Tablets
Tradicionalisht, angjinarea është përdorur për të ndihmuar në lehtësimin e shqetësimeve në pjesën e sipërme të barkut ose në pjesën e poshtme të kraharorit që disa persona përjetojnë pas ushqimit. Kërkimet moderne kanë bërë që profesionistët shëndetësorë ta përdorin gjithashtu te pacientët me çrregullime të funksionit të zorrëve dhe te personat me tretje të yndyrnave të dëmtuar.
Gjethet e bimës së angjinares përmbajnë përbërësit aktivë, ku më i rëndësishmi është cynarin. Suplementi Lamberts Artichoke Extract 7425mg është një ekstrakt me përqendrim të lartë i standardizuar në 5% cynarin, duke siguruar 16 mg cynarin për tabletë.
Cynarin njihet për rolin e tij në mbështetjen e funksionit normal të mëlçisë dhe proceseve të tretjes, duke ndihmuar në stimulimin e rrjedhjes së bilës, e cila është e rëndësishme për tretjen e yndyrnave. Në këtë mënyrë, cynarin kontribuon në përpunimin më efikas të ushqimeve të pasura me yndyrna dhe në lehtësimin e ndjesisë së rëndesës pas vakteve.
Gjithashtu, cynarin është studiuar për rolin e tij në proceset natyrore detoksifikuese të organizmit dhe për mbështetjen e funksioneve hepatike (të mëlçisë), duke kontribuar në mirëmbajtjen e shëndetit të përgjithshëm të sistemit tretës.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Mbështet funksionin normal të mëlçisë, duke ndihmuar proceset natyrore metabolike dhe detoksifikuese të organizmit.
- Kontribuon në tretjen e yndyrnave, përmes stimulimit të rrjedhjes së bilës, e cila ndihmon në përpunimin më efikas të ushqimeve të pasura me yndyrë.
- Ndihmon në lehtësimin e shqetësimeve pas ushqimit, si ndjenja e rëndesës, fryrja dhe diskomforti abdominal.
- Mbështet funksionin normal të sistemit tretës, duke favorizuar një proces më të balancuar dhe të rregullt të tretjes.
- Ofron mbështetje për shëndetin hepatik (të mëlçisë), falë pranisë së cynarinës, përbërësi kryesor aktiv i angjinares.
- Kontribuon në mirëqenien e përgjithshme metabolike, duke ndihmuar organizmin në përpunimin e lëndëve ushqyese, veçanërisht yndyrnave.
- Suplementi vjen në formën e tabletave, e cila e bën të thjesht dhe praktik marrjen e këtij suplementi.
Suplementi Lamberts Artichoke Extract 7425mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 deri në 2 tableta në ditë, nëse është e mundur pas ushqimit. Tableta të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Zakonisht marrja e 2 tabletave bëhet në varësi të nevojës personale për të ndihmuar procesin e tretjes përpara konsumimit të një vakti të pasur me yndyrna.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Artichoke (as 330 mg of a 22.5:1 extract) |
7425 mg |
* |
|
Providing Cynarin |
16 mg |
* |
Other Ingredients; Titrated Artichoke Extract (Cynara scolymus), Dicalcium Phosphate, Cellulose, Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Hydroxypropyl Cellulose, Stearic Acid, Colors: Spirulina, Apple, Safflower & Lemon), Anti-Caking Agents (Silicon Dioxide & Magnesium Stearate).