Lamberts Ashwagandha 6000mg x 60 Capsules
Suplementi Lamberts Ashwagandha 6000mg është një suplement ushqimor i formuluar për të siguruar mbështetjen e stresit dhe sistemit imunitar, i cili përmban ekstrakt të standardizuar nga rrënja e bimës adaptogjene Ashwagandha, së bashku me vitaminë C dhe zink.
Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre në këtë suplement janë:
- Ashwagandha-> Përmban withanolide, përbërës fitokimikë me veti adaptogjene, anti-inflamatore, imunostimuluese dhe që ndihmojnë në balancimin hormonal. Studimet kanë treguar se mund të ndihmojë në menaxhimin e ankthit dhe stresit, si dhe të mbështesë prodhimin normal të testosteronit dhe fertilitetin mashkullor.
- Zink-> Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. Gjithashtu luan rol në ruajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak.
- Vitamina C-> Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar dhe mbron qelizat nga stresi oksidativ. Për më tepër, kontribuon në funksionimin normal të sistemit nervor, mbështet funksionin psikologjik dhe ndihmon në reduktimin e lodhjes dhe ndjenjës së lodhjes.
Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:
- Ndihmon në menaxhimin e stresit dhe ruajtjen e ekuilibrit mendor e fizik, falë vetive adaptogjene të Ashwagandhës.
- Mbështet sistemin imunitar, përmes kombinimit të Ashwagandhës me vitaminë C dhe zink.
- Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe përmirësimin e energjisë ditore, duke mbështetur funksionin normal nervor dhe psikologjik.
- Ofron mbështetje për ekuilibrin hormonal dhe mbrojtjen qelizore nga stresi oksidativ.
- Suplementi vjen në formën e kapsulave, e cila e bën më të thjeshtë dhe praktik marrjen e këtij suplementi në përditshmëri.
Suplementi Lamberts Ashwagandha 6000 mg është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.
Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.
Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.
Ky suplement nuk rekomandohet për fëmijët, për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.
Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.
Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.
| Ingredients | Amount per Serving | % Daily Value |
|
Vitamin C |
40 mg | 50 % |
|
Zinc |
5 mg | 50 % |
|
Ashwagandha as 300 mg (20:1) titrated extract 6000 mg |
5671 mg | * |
|
yields Withanolides |
15 mg | * |
Other Ingredients; Ashwagandha (Withania sommifera) Standardized Extract, Capsule Shell (Hydroxypropyl Methylcellulose), Vitamin C (Ascorbic Acid), Zinc Citrate, Anti-Caking Agents (Magnesium Stearate & Silicon Dioxide), Bulking Agent (White Rice Powder).