SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts BCAA (Branched Chain Amino Acids) x 180 Capsules

Suplement ushqimor me cilësi të lartë që përmban tre aminoacidet thelbësore L-Leucinë, L-Izoleucinë dhe L-Valinë në raportin 2:1:1, të cilat janë të domosdoshme për organizmin pasi kontribuojnë në ruajtjen dhe rikuperimin e masës muskulore, si dhe në mbështetjen e performancës fizike dhe metabolizmit të energjisë gjatë aktivitetit fizik.
In stock
SKU
Lamberts12
Special Price 4 388 Lekë Regular Price 5 485 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts BCAA (Aminoacide me Zinxhir të Degëzuar) është një suplement që përmban aminoacidet me zinxhir të degëzuar leucinë, izoleucinë dhe valinë në raportin 2:1:1.

Leucina, valina dhe izoleucina janë aminoacide thelbësore. Aminoacidet thelbësore janë ato që nuk mund të sintetizohen nga organizmi dhe duhet të merren në mënyrë të jashtme përmes dietës.

BCAA (Aminoacide me Zinxhir të Degëzuar) gjenden në ushqime me përmbajtje të lartë proteinash, si mishi dhe produktet e qumështit. Aminoacidet me zinxhir të degëzuar (BCAA), Leucinë, Izoleucinë dhe Valinë janë të vetmet aminoacide që metabolizohen drejtpërdrejt në muskuj dhe përbëjnë rreth 33% të proteinës muskulore. 

  • Leucina (L-Leucine)-> Kontribuon në stimulimin e sintezës së proteinave muskulore dhe në mbështetjen e rritjes dhe rikuperimit të masës muskulore. 
  • Izoleucina (L-Isoleucine)-> Ndihmon në prodhimin e energjisë gjatë aktivitetit fizik dhe në përmirësimin e rikuperimit muskulor. 
  • Valina (L-Valine)-> Mbështet rikuperimin e indeve muskulore dhe ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të energjisë gjatë ushtrimeve fizike. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Ndihmon në reduktimin e dhimbjeve muskulore pas ushtrimeve dhe përshpejton procesin e rikuperimit. 
  2. Vepron si një agjent anti-katabolik, duke parandaluar shpërbërjen e indeve muskulore gjatë stërvitjeve intensive ose në periudha humbjeje peshe. 
  3. Mbështet ndërtimin e proteinës së indeve muskulore, e cila është thelbësore për rritjen dhe mirëmbajtjen e tyre. 
  4. Ndryshe nga shumica e aminoacideve, BCAA-t metabolizohen drejtpërdrejt në indet muskulore dhe jo në mëlçi.

Suplementi Lamberts BCAA (Branched Chain Amino Acids) është një suplement i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 6 kapsula në ditë me ujë ose lëng frutash, të ndara gjatë gjithë ditës ose 30 minuta para vakteve të ushqimit apo para gjumit.

Këshillohet që marrja e suplementit të bëhet me sa më shumë ujë ose lëngje, në varësi të preferencave tuaja.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

180 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

L-Leucine

250 mg *

L-Valine

125 mg *

L-Isoleucine

125 mg *

Other Ingredients; Capsule Shell (Hydroxypropyl Methylcellulose), Cellulose, Silicon Dioxide, Magnesium Stearate. 

Back to Top