SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Bio-Iron Complex x 120 Tablets

Suplement ushqimor që siguron hekur në një formë të mirë tolerueshme për sistemin tretës, i cili mbështet formimin normal të hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut, si dhe për të ndihmuar në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore.
In stock
SKU
Lamberts14
Special Price 3 057 Lekë Regular Price 3 822 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts Bio-Iron Complex, i njohur edhe si Vegan Iron Complex, përmban hekur në formë bisglicinate, një formë e butë e hekurit, së bashku me vitaminë B12 dhe L-lizinë, të cilat kontribuojnë në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë trupore, si dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.

Përbërësit kryesorë të suplementit dhe vetitë e tyre janë:

  • Hekuri (Iron bisglycinate)-> Hekuri është një mineral thelbësor që kontribuon në formimin normal të hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut, duke ndihmuar në transportin e oksigjenit në trup dhe në reduktimin e lodhjes dhe këputjes. Forma bisglicinate është e njohur për përthithje të mirë dhe tolerancë të lartë në sistemin tretës.
  • Vitamina B12 (Methylcobalamin)-> Vitamina B12 është e rëndësishme për metabolizmin normal të energjisë, funksionimin normal të sistemit nervor dhe imunitar, si dhe për formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut. Ajo kontribuon gjithashtu në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë.
  • L-Lizina-> L-lizina është një aminoacid thelbësor që nuk prodhohet nga organizmi dhe duhet të merret përmes dietës. Ajo luan rol në sintezën e proteinave, mbështet rigjenerimin e indeve dhe kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 

Këta tre përbërës veprojnë në mënyrë sinergjike për të mbështetur nivelet normale të energjisë, formimin e gjakut dhe funksionimin e sistemit imunitar, duke e bërë suplementin veçanërisht të përshtatshëm për persona me nevoja të shtuara për hekur dhe energji.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Kontribuon në reduktimin e lodhjes dhe dobësisë. 
  2. Mbështet formimin normal të hemoglobinës dhe qelizave të kuqe të gjakut. 
  3. Ndihmon në transportin normal të oksigjenit në organizëm. 
  4. Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  5. Kontribuon në metabolizmin normal të energjisë. 
  6. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë. 
  7. I butë për stomakun dhe i lehtë për t’u toleruar.

Suplementi Lamberts Bio-Iron Complex është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 2 tableta në ditë, preferueshëm në mëngjes dhe në mbrëmje, nëse është e mundur pas ushqimit.

Tabletat të gëlltiten me sa më shumë ujë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Ky suplement nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

120 Tableta.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Vitamin B12

250 mcg 10,000 %

Iron

20 mg 142 %

L-Lysine HCl

1250 mg *

L-Lysine 

1000 mg *

Other Ingredients; Bulking Agents (Dicalcium Phosphate & Cellulose), Anti-caking Agents (Silicon Dioxide, Stearic Acid & Magnesium Stearate), Tablet Coating (Hydroxypropyl Methylcellulose, Glycerol).

Back to Top