SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Biome Balance Everyday 10 Billion x 30 Capsules

Suplement ushqimor probiotik me cilësi të lartë që përmban 10 miliardë mikroorganizma të gjallë, i formuluar për të mbështetur ekuilibrin e mikrobiotës intestinale, shëndetin e sistemit tretës dhe funksionin normal të sistemit imunitar.
In stock
SKU
Lamberts16
Special Price 2 789 Lekë Regular Price 3 487 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts Biome Balance Everyday 10 Billion përmban dy shtame kryesore të baktereve të dobishme, Lactobacillus acidophilus dhe Bifidobacterium bifidum, ndër probiotikët më të studiuar për mbështetjen e ekuilibrit të mikrobiotës intestinale.

Çdo kapsulë e suplementit ofron 10 miliardë baktere të dobishme.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Lactobacillus acidophilus-> Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit normal të mikroflorës intestinale, duke mbështetur shëndetin e tretjes dhe duke mbrojtur kundër mikroorganizmave patogjenë.
  • Bifidobacterium bifidum-> Mbështet shëndetin e zorrëve, prodhimin e vitaminave të grupit B dhe ndihmon në parandalimin e zhvillimit të tepruar të baktereve të dëmshme. 

Probiotikët në Biome Balance Everyday janë të tharë në temperaturë të lartë dhe të përfshirë në kapsula me veshje enterike me çlirim të ngadaltë, duke siguruar qëndrueshmërinë e tyre dhe kolonizimin efektiv të zorrëve.

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet ekuilibrin e mikrobiotës intestinale. 
  2. Kontribuon në shëndetin e sistemit tretës. 
  3. Ndihmon në funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  4. Përmban 10 miliardë baktere të dobishme nga shtame të studiuara shkencërisht . 
  5. Suplementi vjen në formën e kapsulave me çlirim të ngadaltë për mbijetesë dhe efektivitet optimal të probiotikëve. 
  6. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Suplementi Lamberts Biome Balance Everyday 10 Billion është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë.

Këshillohet që marrja e këtij suplementi të bëhet në mëngjes, preferueshëm me stomak bosh. Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e merrni suplementin brenda 30 minutave nga konsumimi i ushqimeve ose pijeve të nxehta.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.

Nëse jeni duke marrë trajtim mjekësor ose keni gjendje të dobësuar të sistemit imunitar, këshillohet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj para marrjes së këtij suplementi.

Ky suplement nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes. Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

30 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Bifidobacterium bifidum, Lactobacillus acidophilus

10 x 109 (10 billion CFU) *

Other Ingredients; Culture of Friendly Bacteria (providing Bifidobacterium bifidum & Lactobacillus acidophilus), Capsule Shell (Hypromellose & Gellan Gum), Anti-caking Agent (Stearic Acid).

Back to Top