SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Biome Balance Intimate Flora for Women x 30 Capsules

Suplement ushqimor probiotik i formuluar posaçërisht për të mbështetur dhe balancuar mikrobiotën intime femërore, duke përmbajtur shtame bakteriale të përzgjedhura në bazë të studimeve klinike për të kontribuar në shëndetin vaginal dhe atë të sistemit tretës.
In stock
SKU
Lamberts20
Special Price 2 880 Lekë Regular Price 3 600 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts Biome Balance Intimate Flora for Women është një suplement me baktere të dobishme, i formuluar për të ruajtur ekuilibrin e mikrobiomës femërore, si në nivelin intestinal ashtu edhe të florës vaginale, duke ofruar 3 miliardë baktere të dobishme për kapsulë (në momentin e prodhimit) nga 3 shtame bakteriale.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Lactobacillus plantarum-> Ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës intestinale dhe vaginale, duke kontribuar në një mjedis të shëndetshëm që mbështet mbrojtjen natyrore të organizmit.
  • Lacticaseibacillus rhamnosus-> Mbështet shëndetin e florës intime femërore dhe të sistemit tretës, duke ndihmuar në ruajtjen e një mikrobiome të ekuilibruar dhe funksionimin normal të mbrojtjes natyrore.
  • Bifidobacterium animalis subsp. Lactis-> Kontribuon në shëndetin intestinal, ndihmon në ruajtjen e florës së dobishme të zorrëve dhe mbështet funksionin normal të sistemit imunitar. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet ekuilibrin e mikrobiotës intime femërore. 
  2. Kontribuon në ruajtjen e florës normale vaginale dhe intestinale. 
  3. Ndihmon në funksionimin normal të sistemit tretës. 
  4. Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  5. Përmban shtame probiotike të studiuara klinikisht. 
  6. Kontribuon në komfortin dhe mirëqenien intime. 
  7. Ndihmon në ruajtjen e florës së dobishme bakteriale. 
  8. Formulë e përshtatur posaçërisht për nevojat e femrave.

Suplementi Lamberts Biome Balance Intimate Flora for Women është suplement i dedikuar për grate, kryesisht mund të përdoret pas moshës 18 vjeçare.

Rekomandohet të merrni 1 kapsulë në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Kapsula të gëlltitet me sa më shumë ujë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni duke marrë trajtim mjekësor ose keni gjendje të dobësuar të sistemit imunitar, këshillohet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj para marrjes së këtij suplementi.

Ky suplement nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji. 

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

30 Kapsula.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Lactobacillus plantarum

1 × 10⁹ CFU at the time of manufacture *

Lacticaseibacillus rhamnosus

1 × 10⁹ CFU at the time of manufacture *

Bifidobacterium animalis ssp. lactis

1 × 10⁹ CFU at the time of manufacture *

Other Ingredients; Bulking agent (cellulose), capsule shell (hypromellose & gellan gum), friendly bacteria culture, anti-caking agent (silicon dioxide).

Back to Top