SUPLEMENTE DHE USHQIME

Lamberts Biome Balance x 30 Gummies

Suplement ushqimor probiotik në formë të karameleve xhelatinoze të përtypshme me shije portokalli, i formuluar për të mbështetur ekuilibrin e mikrobiotës intestinale dhe funksionimin normal të sistemit tretës dhe imunitar.
In stock
SKU
Lamberts19
Special Price 1 782 Lekë Regular Price 2 228 Lekë
-20%

Suplementi Lamberts Biome Balance është një suplement probiotik i avancuar në formë të karameleve xhelatinoze të përtypshme praktike dhe me shije të këndshme portokalli. Ai është i formuluar për të mbështetur funksionimin normal të zorrëve dhe mirëqenien e përgjithshme.

Çdo gummy/karamele e përtypshme përmban 1 miliard baktere të gjalla të shtamit Bacillus coagulans, një nga shtamet më të studiuara dhe më të qëndrueshme në botë.

Përbërësit kryesorë të formulimit dhe vetitë e tyre janë:

  • Bacillus coagulans-> Ky shtam specifik probiotik njihet për rezistencën e tij të lartë ndaj aciditetit të stomakut, duke i mundësuar të arrijë i gjallë në zorrë, ku ushtron efektet e tij të dobishme. Ai është studiuar gjerësisht për rolin e tij në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës intestinale, përmirësimin e funksionit të tretjes dhe forcimin e mbrojtjes natyrore të organizmit. 
  • Fruktooligosakaridet (FOS)-> FOS janë polisakaride prebiotike natyrale që nuk përthithen në traktin tretës, por arrijnë në zorrën e trashë, ku shërbejnë si ushqim për bakteret e dobishme. Në këtë mënyrë, ato mbështesin rritjen e mikroorganizmave probiotikë dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mikrobiome të shëndetshme dhe të larmishme. 

Avantazhet e përdorimit të këtij suplementi janë:

  1. Mbështet ekuilibrin e mikrobiotës intestinale. 
  2. Kontribuon në funksionimin normal të sistemit tretës. 
  3. Ndihmon në ruajtjen e funksionit të rregullt të zorrëve. 
  4. Mbështet funksionimin normal të sistemit imunitar. 
  5. Suplementi vjen në formën e karameleve të përtypshme që bën të lehtë dhe praktik për përdorim të përditshëm. 
  6. Pa sheqer dhe me shije të këndshme të frutit të portokallit. 
  7. I përshtatshëm për veganë dhe vegjetarianë.

Suplementi Lamberts Biome Balance është i përshtatshëm të përdoret vetëm nga të rritur.

Rekomandohet të merrni 1 karamele xhelatinoze të përtypshme në ditë, nëse është e mundur pas vaktit ushqimor kryesor të ditës.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore.

Nëse jeni duke marrë trajtim mjekësor ose keni gjendje të dobësuar të sistemit imunitar, këshillohet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj para marrjes së këtij suplementi.

Ky suplement nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që ushqejnë fëmijën me gji.

Të ruhet në vend të freskët dhe të thatë nga momenti i hapjes.

Suplementet ushqimore nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të ekuilibruar dhe një stil jetese të shëndetshëm.

30 Gummies/ Karamele xhelatinoze të përtypshme.
Ingredients Amount per Serving % Daily Value

Bacillus coagulans    

1 x 109 (1 δισ.) *

Fructo-oligosaccharides (FOS)

1512mg *

Other Ingredients; Chicory Root Fiber (Fructo-oligosaccharides (FOS)), Water, Acidity Regulators (citric acid & sodium citrate), Bacillus Coagulans, natural orange flavor, color (paprika extract), glazing agent (Carnauba wax).

Back to Top